LAJMI I FUNDIT:

Meshkuj, kujdes kur bëni dashuri

Meshkuj, kujdes kur bëni dashuri

Dashuri duhet bërë, por me shumë kujdes. Kur seksi është shumë trasgresiv dhe i shfrenuar, si dhe i shoqëruar me disa ushqime afrodiziake si gocat e detit, shampanjë apo ushqime pikante, mund të ketë efekte të kundërta, sidomos te meshkujt.

Alarmin e jep e përditshmja britanike “The Guardian”, e cila nënvizon se nga studimet e fundit është vërejtur një lidhje e fortë midis dhimbjes së kokës, cefalisë dhe jetës intensive dhe të shfrenuar nën çarçafë.

Sipas kërkimeve shkencore, ka rezultuar se te njerëzit, sidomos te meshkujt, të bërit dashuri mund të shkaktojë një dhimbje koke apo migrenë, fillimisht të lehtë, por që shtohet me kalimin e kohës. Vetëm në Britani ky shqetësim prek mbi 9 milionë njerëz. Por rreziku është më i madh te meshkujt, pasi ata tradicionalisht kanë një rol më aktiv se femrat, duke pasur edhe një impenjim më të madh kardiak dhe vaskular.

Ajo që është e çuditshme në këtë zbulim është fakti se dhimbja rritet proporcionalisht me eksitimin, duke arritur pikën e saj me ‘kulmin’ e kënaqësisë. Rreziku shtohet më shumë nëse marrëdhënia intime është trasgresive dhe shoqërohet me disa ushqime që konsiderohen afrodiziake si vera, djathi, çokollata, ushqime pikante apo gocat e detit, të cilat shpesh janë të pranishme në takimet intime.

Ndërkohë që ky shqetësim është emërtuar ‘cefalia para aktivitetit seksual’, dhe nëse 50 për qind e meshkujve që vuajnë edhe nga migrena, atëherë ajo ‘shndërrohet’ në hipertension dhe probleme të tjera më të rënda. Me një fjalë, kjo dhimbje koke, e lënë pas dore, mund të sjellë edhe vdekjen. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve të meshkujve pas një raporti intensiv.

Këshilla


1. Është shumë e lehtë të bëni dashuri pa shkaktuar dhimbje koke. Për këtë mjafton të evitoni seksin e fortë.
2. Intimiteti me partneren tuaj duhet të jetë shumë i qetë.
3. Evitoni përdorimin e produkteve farmaceutike për mangësitë në funksionet seksuale.
4. Hiqni dorë nga ushqimet e rënda dhe të forta para një marrëdhënieje seksuale.
5. Nëse vuani nga dhimbja e kokës apo migrena, evitoni konsumimin e pijeve alkoolike dhe ushqimeve pikante.