Ç'janë afrodiziakët? Si mund të jesh më i mirë në shtrat i stimuluar nga faktorët e jashtëm? Kush janë rrethanat dhe ushqimet që nxisin eksitimin. Pasazhe nga libri i fundit i shkrimtares kiliane Isabel Aliende.
Afrodiziakët dhe çdo sekret mbi to
Gjatë mijëra vjetëve, njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të erërave te ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik, kaq të lashtë sa pemët dhe pikturat e skalitura në shpellat mijëvjeçare. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit ajo që është erotike për njeriun mund të jetë pornografi për tjetrin. Për puritanët, e keqja qëndronte tek të gjitha; kështu mbulonin këmbët e tavolinave për të evituar mendimet e këqija ndërkohë që zonjushat nuk mund të varnin portretet e burrave në muret e dhomës së tyre. Por duhej shumë pak për të eksituar këta njerëz të mirë. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen me pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri.
Dashuria, afrodiziaku më i pagabueshëm
I vetmi afrodiziak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndali pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, se sa vjeç je, se je i lodhur apo jo fizikisht, se je rehat në krevat apo ku ndodhesh. Por dashuria, si fat, mbërrin kur nuk e thërret, na instalon në konfuzion dhe shtohet si dëbora kur ne duam të tërhiqemi. Nga rëndësia e saj stimulante ajo është luks për disa, por e paarritur për ata që nuk kanë mundur të plagosen.
Duke gatuar të zhveshur
Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë nëse të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës dhe të mashurkave, të fillojmë të zhvishemi edhe ne. Gratë impresionohen kur burrat dinë të gatuajnë, gjë e cila nuk ndodh në të kundërt. Një burrë që gatuan është seksi, gruaja jo, dhe ndonjëherë gatimi i saj i përhershëm kthehet në bezdi. Kontrasti dhe surpriza janë erotike; një vajzë e veshur me pantallona të shkurtra dhe e hipur në një motoçikletë mund të duket eksituese, ndërkohë që një burrë në një situatë të tillë mund të duket qesharak.
Afrodiziakët
Kanella: Përdoret si pluhur jo vetëm në ëmbëlsira, por gjithashtu është e këshilluar edhe në gatimin e mishit. Lëngu i saj përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve apo gjatë shtatzënisë.
Dafina: Heronjve romakë i dhuronin kurora me dafina. Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.
Majdanozi: Përdorej nga shtrigat si një nga përbërësit e porcionit që shërbente për të fluturuar. Ai mund të përdoret në rreth 30 lloj gatimesh, si në mish, peshk, sallatë.
Hudhra: Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet se është një bimë e shenjtë, erotike, medicinale e cila i jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese-sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula, për shkak të shijes së saj. Përdorej si afrodiziak që në kohë që nuk mbahet mend dhe i vetmi (sot është provuar se substanca kimike që shkakton aromën e hudhrës ndodhet edhe në sekrecionet intime femërore).
Orizi: Është simboli i fertilitetit. Kur me pafajësinë më të madhe nuses dhe dhëndrit i hidhet oriz gjatë dasmës, shumë pak e dinë që në brendësi është pikërisht ky sekret.
Patëllxhani: Mendohet se ka ardhur nga India dhe se mbërriti në Europe kur arabët pushtuan Spanjën. Konsiderohet eksitant e sidomos kur përgatitet me përbërës eksitantë si hudhër, qepë, spec dhe erëza te tjera.
Qepa: Është thelbësore për të gjitha llojet e kuzhinave, që nga më erotikja deri tek më e thata. Origjina e saj vjen nga Azia. Egjiptianët, romakët, grekët dhe arabët e kanë konsideruar afrodiziakë përpara se evropianët të njihnin ekzistencën e saj.
Spinaqi: Origjina e tij është nga Persia. Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale, forcon trupin dhe ankthet e dashurisë.
Fasulet: Për romakët ishin stimulante dhe lulja simbolizonte kënaqësinë seksuale. Supa me fasule simbolizonte kënaqësinë seksuale dhe u ndalua në shekullin e XVII nga Kolegji i murgeshave të San Jeronimo për të ndaluar eksitimet.
Misri: Bimë e shenjtë për indianët e Amerikës. Simbolizon fertilitetin dhe bollshmërinë. Ndërsa tek popullsia më e varfër e indigjeneve krijimtaria në gatimin e misrit është shumë e pasur.
Speci: Duket se e vetmja gjë erotike që ka është forma e tij. Por në disa rajone konsiderohet eksitant ndërsa në disa të tjera konsiderohet si kundërafrodiziak.
Domatja: Ka origjinë nga Amerika dhe duhet të futej në kategorinë e frutave. Spanjollët e sollën domaten në Evropë si "molla peruane" dhe "molla e dashurisë". Mishi i saj i ngjeshur i kuq dhe sensual mori shpejt shumë famë; besohej kaq shumë në fuqinë e saj stimuluese sa që paguheshin shume para për një domate.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A