T'i besosh vetvetes. Të vështrosh me optimizëm ngjyrat e jetës. Të reagosh me energji ndaj tatëpjetave të jetës. Me fjalë të tjera të zhvillosh jetën pozitive të karakterit vetjak. Gjithë lumturia qëndron këtu dhe në pjesën më të madhe është në duart tona, mjafton të dish ta presësh.
1. Mos u kap me fatin
Sa herë të ka ndodhur të mendosh: "jam vërtet pa fat, asgjë s’shkon siç duhet". Sigurisht jeta e çdokujt është gatuar me cikle pozitive dhe negative, por beso se nuk ka fat të keq. Mënyra me të cilën përballon problemet e përditshme varet mbi të gjitha nga karakteri ynë. Është më shumë një çështje mendore, duhet të bindësh vetveten që fati varet nga ti dhe askush tjetër. Mos humb kohë duke pyetur veten: "Përse më ndodh mua". Përkundrazi, mënyra më e mirë për të përballur problemet është të shikosh përpara. Pra, të përqendrosh vëmendjen drejt zgjidhjes së problemit.
2. Rreziko gjithmonë, jep maksimumin
Në qoftë se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin që t’i shpëtosh vështirësive dhe të kesh një jetë më komode, atëherë dhe lumturia jote do të jetë e përgjysmuar. Është njësoj si të shmangesh një pjesë të rëndësishme të jetës, nga frika se mund ta humbësh. Është e nevojshme të kesh kurajën për t’i marrë përsipër rreziqet: Sfidat janë kripa e jetës dhe, të fituara ose të humbura, janë të nevojshme për tu rritur dhe për tu bërë më i fortë. Sa më shumë do të kesh kurajën për të përballuar rreziqet, pra të luash "ndeshjen e jetës" si person i parë, aq më shumë do të ndjehesh e lumtur, sepse do të dish se ke dhënë maksimumin.
3. Mbaj mend se kush s’jep, s’merr!
"Pak dhe saktë". Është me të vërtetë më e mira për t’u frymëzuar, kur bëhet fjalë për miq. Si të sigurohesh n.q.s. do t’i kesh pranë për gjithë jetën? Varet vetëm nga ti. Mos prit që të vijë nga qielli dhe të rrijë pranë teje nëse nuk i jep asgjë si shkëmbim. Duhet të jesh e kujdesshme, e pranishme, t’i telefonosh, të shqetësohesh për të, ta dëgjosh, ta mbështesësh në momentet e vështira. Duhet të japësh po deshe të marrësh. Dhe një këshillë se si të shmangesh humbjen e kohës dhe të energjive me personat e gabuar: Pikësëpari besoji intuitës tënde, nëse personi kërkon të krijojë miqësi me ty dhe nuk qesh ose të përgjigjet brutalisht, s’meriton miqësinë tënde.
4. Në gjërat që bën, vër ca më shumë entuziazëm!
Studimi i një materiali që të bezdis, s’bën për ty?! Mos u zhyt në këtë mendim dhe mbushja mendjen vetes që mund t’ia dalësh. Duke u përkushtuar deri në fund mund t’ia dalësh për të arritur qëllimin tënd. E njëjta gjë vlen dhe për punën. Duke bërë me pasion aktivitetet e përditshme, në fund do të kuptosh se si ke bërë diçka edhe për ty edhe për të tjerët. Dembelizmi është një qëndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botës, lumturia i përket atij që angazhohet me ngulm dhe vendosmëri.
5. Zgjedh objektivin dhe përpiqu ta arrish!
Në jetën e përditshme bëhu më shumë luftarake. Mjafton të kesh një synim, ta kesh përherë të frikësuar përballë vetes dhe të bësh gjithçka për ta arritur. Armët tuaja për t’ia dalë mbanë janë përveç ngulimit dhe vendosmërisë edhe frika, tërbimi, ca ndjenja negative, por që mund të të japin forcë.
6. Përballoji problemet në vend që t’i shmangesh!
Nuk duhet t’i nënshtrohesh një situate që nuk të kënaq nga frika se nuk e përballon dot të panjohurën. Të shmangësh problemet të bën të pasigurt dhe humbëse. Sa më shumë t’i shtysh aq më shumë do të shtohet stresi, sa të mos arrish të gjesh fillin pastaj. Në të kundërt arrin të jesh psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi në mendje dhe përballon situatat duke i zgjidhur me qetësi dhe ngulm. Nuk është e vërtetë që lumturia do të thotë mungesë problemesh, të gjithë i kanë, vetëm që duhet të mësosh t’i drejtosh me një qëndrim pozitiv.
7. Herë pas herë… Shtëpi, zyrë, pazari, fëmijët, burri… Angazhimi i rregullt bën mirë, po mos e lër veten të tërhiqesh nga automatizmat e përditshme. Jeta rrezikon të rrjedhë ditë pas dite pa e kuptuar as ti vetë atë që të ndodh rreth. Nganjëherë është e nevojshme të ndalosh dhe të reflektosh. Është e pamundur? Mundohu të bësh këtë ushtrim: mbaj frymëmarrjen dhe ndërgjegjësohu për trupin tënd, për pozicionin që je, për lëvizjet që bën. Është një çast ndërgjegjësimi për të mësuar për veten tënde, për të kuptuar atë që të ndodh deri në imtësi.
8. Mbushu plot me energji!
Për këtë është e nevojshme të mësosh të jesh më e çlodhur. Sot jeta është e furishme dhe kur je i stresuar, rreziku është të shkosh drejt animit. Është e nevojshme të gjendet mënyra për t’iu shpëtuar tensioneve të ditës apo personave që të krijojnë ankth. Si? Duhet krijuar dhe shfrytëzuar të ashtuquajturin "kohën e cilësisë". Pas një dite studimi ose pune, dëgjo muzikën e preferuar, mbështillu me aromat e një banjoje të ngrohtë dhe çlodhe lëkurën, bëj mesazhe shtendosëse, regjistrohu në një palestër dhe eksperimento meditimin.
9. Ndrysho qëndrimin
Të qahesh pa kaluar në aksion nuk të ndihmon për të jetuar më mirë, përkundrazi. Kush vazhdon të shikojë vetëm anët negative të jetës, është i përqendruar mbi atë që e bën më të pakënaqur. Ky është ndryshimi ndërmjet atij që lufton për të qenë i lumtur dhe e atij që është mësuar të mos kënaqet kurrë. Qetësia shpirtërore është një fitore e vërtetë, pra për ta arritur s’duhet hequr kurrë dorë së luftuari. Dhe kujtohuni që lumturia ushqen lumturinë.
10. Bëj sport: i bën mirë edhe mendjes!
Përveçse është i rëndësishëm për mirëqenien fizike, është provuar se kontribuon në një ndjesi qetësie shpirtërore. Kemi dhe një faktor tjetër që është shumë i rëndësishëm: të kesh një fizik të stërvitur, të fortë dhe reagues, shton sigurinë në vetvete. E fundit nga të mirat e sportit, është mundësia që të jep për të bërë shoqëri: të futesh në një palestër, në një kurs vallëzimi, do të thotë të kesh miq të rinj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A