Një studim i Qendrës për Kancer në Universitetin e Kolorados i publikuar online para se të botohej në revistën “Nutrition and Cancer”, përshkruan sintezën laboratorike të komponentit më aktiv të ekstraktit të farës së rrushit, B2G2, dhe tregon se ky kompleks i sintetizuar shkakton vdekjen e qelizave të njohur si apoptoza në qelizat e kancerit të prostatës duke i lënë ndërkohë qelizat e shëndosha të padëmtuara.
"Kemi treguar aktivitet të ngjashëm anti-kancerogjen në të kaluarën me ekstraktin e farave të rrushit (GSE), por tani e dimë se B2G2 është përbërësi i tij më aktiv biologjikisht i cili mund të sintetizohet në sasi që do të na lejojë ta studiojmë mekanizmin e detajuar të vdekjes në qelizat e kancerit," thotë Alpna Tyagi nga universitetit i Kolorados Skaggs School of Pharmacy and Pharmaceutical Sciences. Tyagi punon në laboratorin e hulumtuesit të CU Cancer Center dhe anëtarin e fakultetit Skaggs School of Pharmacy, Chapla Agarwal.
Grupi ka shpenzuar më shumë se një dekadë duke demonstruar aktivitetin antikancerogjen të GSE në kushte laboratorike të kontrolluara. Për shembull, studimet e mëparshme kanë treguar efektivitetin e GSE-së kundër qelizave të kancerit dhe kanë treguar edhe mekanizmin e tij të veprimit. "Por, deri kohët e fundit, nuk e kemi ditur se cili përbërës i GSE-së e ka krijuar këtë efekt. Ky kompleks natyral, GSE, është një përzierje komplekse e polifenoleve dhe gjithashtu deri tani ka qenë e paqartë për përbërësit biologjikisht aktivë të GSE kundër qelizave të kancerit", thotë Tyagi.
Përfundimisht, grupi e definoi B2G2 si komponentin më aktiv, por, "ai është i shtrenjtë dhe nevojitet një kohë e gjatë për ta izoluar B2G2 nga ekstrakti i farës së rrushit", thotë Tyagi.
Ky shpenzim i cili lidhet me izolimin e B2G2 e ka kufizuar eksplorimin e mëtejshëm të grupit. Prandaj, në vend të pastrimit të B2G2 nga GSE, grupi vendosi ta sintetizojë atë në laborator. Studimi i tanishëm raporton suksesin e kësaj përpjekjeje, duke përfshirë aftësinë për ta sintetizuar gram-sasinë e B2G2 mjaft shpejt dhe pakushtueshëm.
Në gjysmën e dytë të punimit, grupi tregon aktivitetin antikancerogjen të B2G2 së sintetizuar, ngjashëm në mekanizëm dhe shkallë me efektivitetin e përgjithshëm të GSE.
"Qëllimi ynë gjatë gjithë kohës ka qenë një testim klinik i kompozimeve biologjikisht aktivë nga GSE kundër kancerit të njeriut. Por është e vështirë të merret miratimi i FDA për një test në të cilin nuk i dimë mekanizmat dhe efektet e mundshme të të gjithë komponentëve aktiv. Prandaj, izolimi dhe sintetizimi i B2G2 është një hap i rëndësishëm, sepse tani e kemi mundësinë për të kryer më shumë eksperimente me kompleksin e pastër. Puna e vazhdueshme në laborator rrit më tej të kuptuarit tonë të mekanizmit të veprimit të B2G2 që do të ndihmojë për studimet paraklinike dhe klinike në të ardhmen", thotë Tyagi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!