Ilaçi eksperimental e kthen dhjamin e bardhë “të keq” në dhjam të kafenjtë “të mirë”
Një ilaç eksperimental shkakton humbje të peshës dhe dhjamit në minj, ka zbuluar një studim i ri. Rezultatet e studimit do të prezantohen të premten në takimin e 97-vjetorit të Shoqatës Endokrine në San Diego.
I njohur si GC-1, ilaçi thuhet se e përshpejton metabolizmin ose djegien e qelizave dhjamore, transmeton Koha.net.
"GC-1 e rrit në mënyrë dramatike normën metabolike, në thelb duke e konvertuar dhjamin e bardhë, i cili ruan kalori të tepërta dhe është i lidhur me obesitet dhe sëmundje metabolike, në një dhjam të kafenjtë të ngjashëm me dhjamin kalori-djegës", tha autori i studimit Kevin Phillips, studiues në Houston Methodist Research Institute në Houston.
Deri disa vjet më parë shkencëtarët mendonin se vetëm kafshët dhe foshnjat njerëzore kanë dhjam të kafenjtë "të mirë" me energji-djegës.
"Tani është e qartë", tha Phillips," që njerëzit e rritur kanë dhjam të kafenjtë, por duket se e humbin aktivitetin e tyre kalori-djegës me kalimin e kohës."
Indi i bardhë dhjamor ose dhjami bëhet një "keqbërës metabolik", siç e quan Phillips, kur trupi ka shumë të tillë. Disa hulumtime të publikuara tregojnë se njerëzit që kanë më shumë dhjam të kafenjtë kanë një rrezik të reduktuar nga obesiteti dhe diabeti. Hulumtuesit tani janë duke punuar në mënyrat për ta "kaftëzuar" dhjamin e bardhë apo për ta konvertuar atë në dhjam të kafenjtë.
Sipas Phillips, GC-1 funksionon duke i aktivizuar receptorët për hormonet tiroide, të cilat e luajnë një rol në rregullimin e metabolizmit – konvertimin e ushqimit në energji nga ana e trupit. Receptorët e hormoneve tiroide gjithashtu ndihmojnë me termogjenezën adaptive, në të cilën trupi e konverton energjinë e tepërt (kaloritë dhe dhjamin) për t’u ngrohur.
Phillips tha se ai dhe hulumtuesit e tjerë në Houston Methodist Research Institute e kanë testuar ilaçin në qindra minj, me financim të pjesshëm hulumtues nga Institutet Kombëtare të Shëndetit. Minjtë obesë, si gjenetikisht obesë ashtu edhe me obesitet të shkaktuar nga dieta morën trajtim GC-1 çdo ditë.
Minjtë gjenetikisht obesë humbën peshë dhe më shumë se 50 për qind të masës së tyre dhjamore për rreth dy javë, njoftoi Phillips. Minjtë e trajtuar gjithashtu treguan efekte antidiabetike, si një përmirësim të gjashtëfishtë në ndjeshmërinë e insulinës (sa mirë e pastron trupi glukozën nga qarkullimi i gjakut). Ai tha se minjtë me obesitet të shkaktuar nga dieta patën përmirësime të ngjashme.
Ilaçi gjithashtu nxiti termogjenezë adaptive në qelizat dhjamore të izoluara nga minjtë, transmeton Koha.net. Qelizat e rritura në kultura në enë laboratorike, si dhe mostrat e indeve të marra nga minjtë obezë, treguan prova të kaftëzimit të dhjamit të bardhë.
"Të dhënat tona tregojnë se GC-1 është një agjent i ri i kaftëzimit të dhjamit i cili mund të ketë përdorim në trajtimin e obesitetit dhe sëmundjet metabolike," tha Phillips.
Ilaçi ende nuk i është nënshtruar testimit për humbje të peshës në njerëz. GC-1 është duke u testuar në provat klinike për uljen e kolesterinës, me emrin sobetirome. Megjithatë, Phillips tha se dozat e sobetirome të përdorura në studimet e uljes së kolesterinës janë shumë më të ulëta se që do të ishin të nevojshme për humbje të peshës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!