Çdokush e dëshiron një lëkurë më të butë, flokë më të dendur, dhe mungesë të rrudhave derisa plaket. Në thelb, të gjithë duan t’i ruajnë virtytet e rinisë.
Megjithatë, ne nuk kemi qenë në gjendje ta gjejmë ilaçin për rënien e flokëve, e lëre më ta gjejmë një ilaç për atë rënie të pashmangshme në shëndet, bukuri, dhe energji me të cilën të gjithë duhet të përballemi në një moment. Mund t’i mbledhim të gjitha kremat për anti-plakje, suplementet e vitaminave, dhe botokset, por këto janë zgjidhje të përkohshme; atë që të gjithë e presim është eliksiri magjik i cili do të jetë njëfarë forme e eliksirit të rinisë.
Sipas një studimi të ri, shkencëtarët mund të kenë bërë më në fund disa hapa drejt një ilaçi potencial për anti-plakje (dhe jo, nuk është ushtrimi, megjithëse ushtrimet sigurisht që e kanë një ndikim pozitiv në ruajtjen e rinisë). Medikamenti, i cili është një version i ilaçit të njohur si rapamicin, rezultoi ta përforcojë sistemin imunitar tek të moshuarit në raport me reagimet ndaj vaksinave të gripit për 20 për qind. Studimi u botua në Science Translational Medicine.
Rapamicini i takon një grupi të barnave të quajtura frenues mTOR, të cilat janë treguar në studimet e mëparshme funksionale si agjent anti-plakjeje. Derisa njerëzit plaken, shtigjet gjenetike të mTOR duket se e kanë një efekt negativ, edhe pse e mbështesin rritjen e shëndetshme të fëmijëve (kjo vlen për të gjithë gjitarët). Prandaj, përdorimi i rapamicinës për ta penguar shtegun gjenetik të mTOR, në teori, mund ta vonojë plakjen. Në një studim të vitit 2013, për shembull, studiuesit zbuluan se rapamicina funksionoi në rritjen e "jetëgjatësinë maksimale" në minj.
Megjithatë, kjo është hera e parë që shkencëtarët janë duke e studiuar efektin e rapamicinës tek njerëzit. Derisa janë të nevojshme më shumë hulumtime për ta vlerësuar më mirë nëse rapamicina mund ta zgjasë jetëgjatësinë e njeriut siç bën në minj, studimi tregon se ajo e nxit sistemin imunitar të të moshuarve, veçanërisht kundër gripit, i cili mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për të moshuarit. Për studim, pjesëmarrësit më të moshuar të cilët e kishin marrë dozën eksperimentale të rapamicinës kishin 20 për qind më shumë antitrupa në reagim të vaksinës së gripit se sa personat që nuk kishin marrë rapamicin. Përveç kësaj, rapamicina e uli sasinë e rruazave të bardha të gjakut që janë të lidhura në mënyrë tipike me plakjen dhe rënien imunitare.
Shkencëtarët kanë punuar në krijimin e një eliksiri për anti-plakje për një kohë tashmë. Vitin e kaluar, një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i New South Wales e ekzaminoi një rrugë tjetër drejt të njëjtit përfundim, duke e injektuar një kimikat të quajtur nikotinamid adenine dinucleotide (NAD) në minj, gjë që e ktheu procesin e plakjes. Por zhvillimi i një ilaçi duke e përdorur këtë kompleks do të marrë disa vjet më shumë.
"Faktori i plakjes është faktor i madh rreziku për vrasësit nga të cilët kemi frikë," tha dr. Nir Barzilai, drejtor i Institutit për Hulumtime të Plakjes në Albert Einstein College of Medicine në New York dhe autor i studimit më të ri, sipas HealthDay.
"Në qoftë se plakja është rreziku më i madh, mënyra për ta zgjatur jetën e njerëzve dhe për ta përmirësuar shëndetin e tyre është që të vonohet plakja." Duke e quajtur studimin një hap foshnjor, Barzilai tha: "Ai i përcakton bazat për përdorimin e këtij ilaçi për ta shënjestruar plakjen, për të përmirësuar çdo gjë rreth plakjes. Kjo vërtet do të jetë, për ne, një pikë kthese në kërkim, dhe jemi shumë të emocionuar për këtë".
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!