Në luftën kundër baktereve, hulumtuesit kanë shënuar një goditje direkte. Ata kanë bërë një zbulim i cili do të shkurtonte rrugën e antibiotikëve të rinj dhe të fuqishëm.
Burimi: University of Illinois
Zhvillimi i shpejtë i rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve tradicionalë (si penicilina ose vankomicina) është bërë një shqetësim i madh në shëndetësinë publike. Meqenëse bakteret rezistente mund të zhvillohen më shpejtë sesa prodhimi i antibiotikëve të rinj, të kuptuarit se si këto molekula funksionojnë, mund t’i ndihmojë fabrikat e barnave që të fokusohen në prodhimin dhe nxjerrjen sa më të shpejt në treg të antibiotikëve të fuqishëm.
Siç raportohet, shkencëtarët kanë deshifruar mekanizmin molekular të aktivitetit selektiv antimikrobik për një klasë prototipe të përbërësve sintetik. Substancat, të cilat imitojnë peptidet antimikrobike të gjetura në sistemet imune biologjike, funksionojnë si “hapëse vrimash” molekulare duke çelur membranat e baktereve. Është njësoj sikur t’i gjuash me një breshëri plumbash me përmasa nanometrike, kështu membranat e perforuara shfryhen dhe si pasojë bakteret vdesin. Hulumtuesit, po ashtu, përcaktuan pse disa nga substancat veprojnë vetëm në baktere, përderisa të tjerat vrasin gjithçka që arrijnë, përfshirë edhe qelizat humane. Kjo metodë mund të përdoret për deshifrimin e mekanizmave më të komplikuar të molekulave antimikrobike. ”Nëse do të kuptohej se si këto molekula punojnë, atëherë do të mund të grumbullonim një arsenal molekulash vrasëse me ndonjë variacion të vogël dhe nuk do të shqetësoheshim për rezistencën antimikrobike” – thonë studiuesit.
Në një bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Ilinoisit dhe Universitetit të Massachusetts, studiuesit fillimisht sintetizuan një klasë prototipesh të përbërësve antimikrobikë, pastaj përdorën një sinkrotron me kënd të ngushtë të rrezeve X për të ekzaminuar strukturat e bëra nga përbërësit sintetik dhe membranat qelizore.
Membrana qelizore (në përbërje të së cilës përfshihen edhe disa lipide që u ngjajnë koneve të trafikut) rregullon kalimin e lëndëve nga jashtë-brenda dhe anasjelltas. Në prani të molekulave antimikrobike të studiuesve, lipidet në formë koni grumbullohen dhe përdridhen nëpër hapjet cilindrike që e shpojnë membranën. Pas kësaj ndodh vdekja e qelizës.
Efektiviteti i një molekule antimikrobike varet nga koncentrimi i lipideve membranore në formë koni dhe nga forma e molekulës antimikrobike. P.sh., duke ndryshuar lehtë gjatësinë e molekulës sintetike, hulumtuesit krijuan molekula antimikrobike të cilat nuk do të kishin asnjë efekt, ose do të vrisnin vetëm bakteret, ose do te vrisnin gjithçka që arrijnë.
Duke kuptuar se si këta molekula i vrasin bakteret dhe, si të prevenohet veprimi i tyre i dëmshëm në qelizat njerëzore, mund të zhvillohet një mënyrë direkte dhe racionale për prodhimin e antibiotikëve të rinj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!