Proteina përgjegjëse për riparimin e ADN-së së dëmtuar mund të jetë lidhja themelore për të shpjeguar se si pirja e duhanit shkakton kancerin e mushkërisë.
Burimi: Reuters
Qelizat e mushkërive të cilat i ekspozohen tymit të duhanit prodhojnë sasi më të vogël të proteinës, FANCD2. Pa praninë e FANCD2, ADN i dëmtuar mund të shkaktojë shumimin e pakontrolluar të qelizave në vend se t’i dëmtojë ato, siç ndodh në rastet e qelizave normale.
Studimi i publikuar në revistën British Journal of Cancer, mund të çojë në zhvillimin e e barnave më të mira për trajtimin e kancerit të mushkërive, i cili është prin sa i përket vdekjeve nga kanceri. Kanceri i mushkërive vret më shumë se një milion njerëz në çdo vit, ndërsa vetëm 15 % e pacientëve jetojnë pesë vjet ose më shumë.
“Këto zbulime tregojnë rolin e rëndësishëm të cilin e luan FANCD2 në mbrojtjen e qelizave të mushkërive kundër tymit të duhanit dhe mund të shpjegojë pse cigarja është toksike për këto qeliza”, ka thënë Laura Hays, e cila ka punuar në studim.
“Edhe pse besohet se janë të përfshira edhe proteina tjera në këtë proces, ne e dimë se ky është çelësi kryesor, sepse qelizat me nivele të larta të FANCD2 ishin rezistente në efektet toksike të tymit të duhanit”, ka shtuar Dr. Grover Bagby, i cili e ka mbikëqyrur punën.
FANCD2 është pjesë e një familje proteinash të cilat janë të përfshira në një gjendje të trashëguar, të quajtur anemia Fanconi. Personat me këtë anemi, kanë nivele të ulëta të këtij grupi proteinash dhe janë të rrezikuar për zhvillimin e kancerit në moshë të re.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!