Efektet e dëmshme afatgjatë të marihuanës përfshijnë edhe rrezikun për infarkt të miokardit dhe goditjes në tru, si shtesë e çrregullimit të kujtesës dhe mësimit.
Burimi: Molecular Psychiatry
Substanca aktive e marihuanës, e quajtur delta-9- tetrahydrocannabinol, besohet se i shkakton këto efekte duke u lidhur me receptorët kanabinoidë të lokalizuar në tipat e caktuara të qelizave të organeve të ndryshme. Shkencëtarët kanë gjetur receptorët kanabinoidë në shumë organe, përfshirë edhe trurin, zemrën, mëlçinë, veshkat dhe shpretkën.
Në këtë studim, shkencëtarët kanë hulumtuar nëse përdorimi i vazhdueshëm i marihuanës mund të shoqërohet me ndryshimet në proteinat e gjakut, me qëllim që të verifikojnë nëse anomalitë në proteinat e identifikuara mund të kenë lidhshmëri me efektet tjera anësore të marihuanës.
Studimi është realizuar me analizimin e 18 përdoruesve të fuqishëm të marihuanës dhe 24 vullnetarëve jo përdorues.
Personat me gjendje të rënda shëndetësore, siç janë çrregullimet psikiatrike, hipertensioni, dëmtimi i kokës, HIV-pozitivët, të varurit nga alkooli dhe përdoruesit e drogave tjera, ishin përjashtuar nga ky studim.
Proteinat e gjakut ishin matur te të dy grupet, te vullnetarët jo përdorues dhe te përdoruesit e marihuanës, duke përdorur një metodë të re e cila ka potencial të identifikojë proteinat e reja të shënjestruara. Kështu është treguar se apolipoproteina C-III (apoC-III) ishte shumë e rritur te personat të cilët abuzonin me marihuanën.
ApoC-III është pjesë e familjes së proteinave të cilat ndërveprojnë me lipoidet dhe u ndihmojnë atyre të hyjnë dhe të dalin nga qeliza. ApoC-III është e përfshirë në transportimin e triglicerideve dhe pengon zbërthimin e tyre. Rritja e nivelit të apoC-III në gjak ndodh paralelisht me rritjen e nivelit të triglicerideve.
Edhe pse ende nuk dihet se si rritet niveli i apoC-III te përdoruesit e fuqishëm të marihuanës, kjo proteinë mund të jetë pikërisht arsyeja pse disa nga përdoruesit e fuqishëm të marihuanës janë të rrezikuar nga infarkti i zemrës dhe goditja në tru. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!