Shkencëtarët nga Qendra e UCLA për Kancer, Johnsson, dhe Departamenti i Urologjisë, kanë treguar se zvogëlimi i marrjes së yndyrave ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës te minjtë.
Burimi: University of California – Los Angeles
Studimi është fokusuar në yndyrat të cilat vijnë nga drithërat, të përbëra para së gjithash nga acidet-omega-6-yndyrore, ose nga yndyrat e pangopura të cilat janë të pranishme në ushqimin e perëndimorëve. Acidet omega-6-yndyrore janë gjetur me sasi të madhe në ushqimet e pjekuar dhe të fërguara.
Hulumtuesit e kanë ushqyer njërin grup të minjve me ushqim i cili përmbante afro 40 % kalori të cilat vinin nga yndyrat (një përqindje e përafërt me yndyrat të cilat i marrin me ushqim perëndimorët). Grupi tjetër ka marrë vetëm 12 % të kalorive nga yndyrat, gjë që konsiderohet si vlerë e ulët e marrjes së yndyrave. Rezultatet treguan se incidenca për kancer të prostatës te grupi i cili kishte marrë sasi të ulët të yndyrave ishte i zvogëluar për 27 %.
Studiuesit hulumtuan edhe qelizat e prostatës të cilat ishin prekanceroze, ose të cilat së shpejti do të shndërroheshin në kancer, dhe zbuluan se qelizat te minjtë cilët kishin ngrënë ushqim me sasi më të vogël të yndyrës zhvilloheshin shumë më ngadalë sesa ato në grupin që kishin marrë më shumë yndyrë. Nuk dinim se çka të prisnim sa i përket rolit të zvogëlimit të sasisë së yndyrës në ushqim për parandalimin e kancerit të prostatës. Mendojmë se ky është zbulim i rëndësishëm dhe ne që tani jemi duke zhvilluar studime të reja në modelet e kafshëve dhe planifikojmë t’i realizojmë edhe te njerëzit, kanë thënë shkencëtarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak