LAJMI I FUNDIT:

Fitoterapia në ndihmë të mëlçisë

Fitoterapia në ndihmë të mëlçisë

Është dirigjenti i orkestrës së organizmit tonë. Përveç kësaj është dhe kontrolluesi i parë i gjithçkaje që tresim.

Ekzaminon substancat e ndryshme të ardhura, i ripërpunon dhe i fut si energji në gjak. Sintetizon gjithashtu edhe molekulat kryesore si hormonet dhe vitaminat. Ndodh fatkeqësisht që ne e "ofendojmë" vazhdimisht me një ushqyerje jo të rregullt, ku mbizotërojnë ushqime të rënda, me yndyrë, të skuqura me vaj jo cilësor, me pije alkoolike e medikamente, të cilat edhe pse në kohët e sotme i vijnë në ndihmë shëndetit tonë, në rast abuzimesh, ndikojnë në keqfunksionimin e mëlçisë.

Sa herë që në organizmin tonë fusim alkool, duhan, apo barna, do të na duhet të pyesim mëlçinë se si ndjehet ajo.

Sido që të jetë sëmundja hepatike, ushqyerja duhet të jetë korrekte dhe e pasur me produkte që nuk rëndojnë punën e qelizës hepatike.


Ushqime që duhen preferuar: më të mirat janë zierja apo zierja në avull. Sa më shumë ananas, dardha, kumbulla, fruta pylli, pjepër, carangth, angjinare, groshë, kos, peshq pa yndyrë.

Ushqime që duhen kufizuar: alkooli në të gjitha format e tij, ushqime shumë të përpunuara, produkte me yndyre, pjekjet në hell.

FITOTERAPIA:
Sëmundjet e mëlçisë janë të shumta, për secilën prej tyre fitoterapia mund të vijë në ndihmë.

Hepatitet
Janë patologji të shkaktuara nga viruset A, B, C, D ose nga fenomene intoksikuese. Në fazën akute të sëmundjes, është e pakët ndihma e bimëve, por nëse hepatiti është drejt rrugës së shërimit, ato ndihmojnë në përshpejtimin dhe përmirësimin e saj:
• valim me carangth, gjethe angjinare, lule rozmarine: në një litër ujë zieni për 10 minuta 5 gram fara carangthi, 5 gram gjethe të thara angjinare dhe 10 gram lule rozmarine. Piheni gjatë ditës.
• valim me lëpjetë dhe ribes: në një litër ujë zieni 10 gram rrënjë lëpjete, 20 gram gjethe ribes (rrush frëngu). Lërini të ziejnë për 8 minuta. Pihet gjatë ditës.

Steatozë hepatike (mëlçia e mbushur me yndyrë)
• Valim me carangth dhe tarasak (bimë dhëmbluani): në një litër e gjysmë ujë zieni 20 gram rrënjë të thata tarasaku dhe 10 gram rrënjë të thatë carangthi. Lërini të ziejnë për njëzet minuta. Piheni në çdo moment të ditës.

Litiazë e kolecistit:
• valim me rrodhe dhe trëndafil të egër: në dy litra ujë zieni për 20 minuta 10 gram rrënjë të freskëta rrodheje dhe 20 gram rrushqe trëndafili të egër. Pihet gjatë ditës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Shëndetësi
Kalo në kategori