Aronia është një super-frut shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Në botë, ka gjetur përdorim të madh, veçanërisht në industrinë farmaceutike, për përgatitjen e preparateve për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, arteriosklerozës, sëmundjeve neurologjike, për të përmirësuar kujtesën etj.
ph. Visar Emini, mr. sc.
044 291815
email: help_farm@yahoo.com
Në Evropë, për herë të parë erdhi nga pjesa lindore e Amerikës së Veriut. Ishin Indianët ata që e përdorën të parët për ushqim dhe si bari për mjekim, ndërsa më vonë edhe të tjerët që shkuan në Amerikë filluan t’i njohin përfitimet e shumta shëndetësore të saj. Indianët e Amerikës Veriore, për uljen e temperaturës dhe ndërprerjen e diarresë përgatitnin çaj, ndërsa frutat e saj i përdornin si konservues apo ruajtës të mishit dhe ushqimeve tjera gjatë stinës së dimrit, ose e kanë përdorur të gjithë shkurren e aronisë: rrënjën e vendosnin në plagë për të ndaluar gjakderdhjen
Pas vitit 1946, aronia filloi të bëhet e njohur në ish-Bashkimin Sovjetik si një prej frutave më të rëndësishëm dhe u mboll në shkallë të gjerë. Shkencëtarët rusë, frutat e pjekur të Aronisë i futën në mesin e bimëve parandaluese dhe shëruese te disa sëmundjeve. Për shkak se aronia i reziston temperaturave mjaftë të ulëta dhe acarit, ajo filloi të përhapet dhe të kultivohet edhe në Moldavi, Ukrainë, Bjellorusi, Finlandë, Suedi etj. Tanimë ajo është mjaft e njohur në Kanada, SHBA, plantacione të saj gjenden edhe në Republikën Çeke, Bullgari, Gjermani, Poloni. Në Kosovë nuk njihet pothuajse fare dhe nuk kemi të dhëna se dikush e kultivon në masë pak më të gjerë.
Aronia i takon gjinisë Sorbus, familjes Rosaceae. Sorbus melanocarpa Elliot vjen nga Amerika Veriore dhe është një nga 15 speciet e gjinisë Sorbus. Aronia hyn në grupin e bimëve shumëvjeçare, e cila mundë të rritet në gjatësi 1-3 metra, në varësi të kushteve klimatike, ndonjëherë edhe më shumë. Ajo rritet në të gjitha llojet e tokave dhe mund t’i rezistojë temperaturave shumë të ulëta. Kultivimi i saj nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë, duke patur parasysh se numri i sëmundjeve dhe dëmtuesve që e sulmojnë atë është shumë i vogël, ajo mund të rritet pa përdorimin e pesticideve. Gjethet i ka në formë vezake, me ngjyrë të gjelbër, me gjatësi rreth 8 cm dhe gjerësi rreth 5 cm.
Frutat e pjekur të aronisë marrin ngjyrë të kuqe të errët, e cila kthehet pothuajse në të zezë kah fundi i fazës së pjekurisë. Pesha mesatare e një kokrre fruti është 1-1,5 gram dhe ka diametër rreth 1 cm. Një bimë e vetme mund të japë 10-15 kg fruta, ndërsa produktiviteti i saj është rreth 20 vjet.
Frutat e aronisë mund të përdoren për konsum të freskëta ose të përpunuara. ato janë veçanërisht të mirë për të prodhuar lëng aronie, i cili ka një efekt mjaft të dobishëm në forcimin e imunitetit të organizmit. Përveç lëngut, mund të përgatitet edhe çaj, marmelate, komposto, verë, pastaj mund të shërbejë edhe si ngjyrues i pijeve të buta dhe verërave. Gjithashtu, përdorim gjen edhe si përbërës i produkteve të ndryshme ushqimorë e në veçanti për ëmbëlsira. Përdoret edhe për përgatitjen e koktejeve te ndryshme.
Në botë, ka gjetur përdorim të madh, veçanërisht në industrinë farmaceutike, për përgatitjen e preparateve për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, arteriosklerozës, sëmundjeve neurologjike, për të përmirësuar kujtesën etj.
Popullariteti i aronisë është rritur shumë këto vitet e fundit, kështu që sot shumë nutricistë e rekomandojnë që ky frut të jetë sa më i pranishëm në tryezat tona.
Në vendet ku është kultivuar në plantacione të mëdha, të tilla si në SHBA, Rusi, Poloni etj, ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ka tërhequr vëmendjen e shume shkencëtareve për shkak të nivelit shumë të lartë të antioksidantëve (ORAC i lartë-the Oxygen Radical Absorbance Capacity – njësi matëse për vlerat e antioksidantëve në ushqime).
Në fakt, disa flavonoide të frutave të aronisë kanë deri në pesëdhjetë herë më shumë aktivitet antioksidant se vitamina C dhe E të cilat veprojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Është interesante të theksohet se pas katastrofës së Çernobilit, janë përdorur frutat e aronisë në masë të madhe për të zbutur problemet shëndetësore të personave të ekspozuar ndaj rrezatimit.
Aronia është një thesar i elementëve minerale (Hekur, Mangan) dhe vitaminave A, C, E, B1, B2, B6, B9 si dhe vitaminë P, që është e rëndësishme për elasticitetin e enëve të gjakut.
Hulumtimet e fundit tregojnë se aronia:
– përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon zemrën
– përmirëson ndjeshëm elasticitetin e enëve të gjakut
– normalizon nivelet e presionit të gjakut
– ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare
– ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës
– liron trupin nga toksinat dhe metalet e rënda
– ka një ndikim pozitiv në proceset post-operative
– ndihmon në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar
– ndihmon luftën kundër baktereve dhe në ftohje
– përmirëson kujtesën
– ngadalëson procesin e plakjes së qelizave
– pengon formimin e yndyrave
– përmirëson funksionin e mëlçisë
Bazuar në përmbajtjen kimike të këtyre frutave, si në aspektin e sasisë, por edhe në atë të cilësisë, mund të themi se aronia është një bimë shumë e vlefshme, sepse fruti përmban vlera shumë ushqyese dhe jetike.
Hulumtimet në vende të tjera kanë treguar se përdorimi i frutave dhe produkteve të aronisë (lëng çaj, verë) ka efekte shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të caktuara të epokës moderne. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri