Fara e zezë - Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, etheve rekurente, hemorroideve, kundër acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:
• Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm;
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale;
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut;
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit