Nuk po arrin dot të mbetesh shtatzënë? Provo të kontrollosh ushqimin tënd. Sepse ka një lidhje të ngushtë mes ushqimit dhe hormoneve.
"Njeriu është, çfarë ai ha", thuhej dikur në kohët e lashta. Flitet për një kujdes të madh, që vlen më shumë për femrat, nëse mendohet që bazat ushqimore furnizuese që ndodhen në organizmin femëror sintetizojnë hormonet e domosdoshme për një shëndet të plotë.
Çfarëdo lloj diete të gabuar, të cilën mund ta keni ndjekur për një kohë të gjatë, kushtëzon bazat e domosdoshme ushqimore të cilat ndikojnë pastaj negativisht në shëndet dhe në efektivitetin e aparatit riprodhues.
Në rrezik është mbi të gjitha përqindja e pjellorisë që mund të arrij dhe në një sterilitet, pa qenë të ndërgjegjshme, apo para anoreksisë (sëmundje e cila godet një numër gjithnjë e më të madh të femrave nga mosha 15-35 vjeç.
Çrregullimi i ciklit
Pjelloria e një femre është një dhuratë që duhet të ruhet me kujdes falë bazës ushqimore që përbëhet nga një raport i ekuilibruar karbohidratesh, yndyrash dhe proteinash. Por për fat të keq shumë vajza ndjekin objektivin për t’u dobësuar duke eliminuar shumë ushqime të domosdoshme për një rregullsi hormonale.
Një problem anësor? Jo tamam. Kërkimet e fundit konfirmojnë se, 30% e femrave në përgjithësi që ndjekin dieta të përpunuara nga ato vetë, kanë vërtet probleme shëndetësore, pastaj një pjesë e mirë vuajnë nga bulimia, dhe një pjesë tjetër nga anoreksia.
Organizmi ndjen menjëherë çrregullimin dhe fillon të japë sinjale. Kështu p.sh cikli çrregullohet, reduktohet edhe cilësia e zgjatja e fluksit. Kjo do të thotë që organizmi hyn në rezerva duke aktivizuar mekanizmat mbrojtëse siç është p.sh edhe reduktimi i humbjes së gjakut menstrual.
Në një kohë të dytë, cikli shtohet, d.m.th është i shpeshtë. Ky është sinjali që edhe ovulacioni është zhdukur, dhe bashkë me këtë është zhdukur edhe mundësia që një vezë të fekondohet nga një spermatozoid.
Ushqimet bazë për një pjellori të mirë
Për fat të mirë problemet e ovulacionit të shkaktuara nga çrregullimet ushqimore, janë të ndreqshme. Mjafton të rifusësh në dietë ushqimet që favorizojnë shëndetin e aparatit riprodhues.
Një gabim i shumë femrave, të cilat ndjekin dieta të sajuara nga vetja e tyre, është p.sh, evitimi i yndyrave vegjetale siç është vaji i ullirit. Kjo provokon çrregullime në cikël si dhe në mundësinë për të ngelur shtatzënë.
Përveç vajit të ullirit që është i domosdoshëm për hormonet seksuale femërore, është edhe hekuri (rreth 18 mg në ditë) të cilin e gjejmë tek peshku, mishi, zarzavatet. N.q.s një grua është e mërzitur dhe nuk ka dëshirë për një lidhje seksuale, ajo nuk është në gjendje psikofizike ideale që të "lindë" një fëmijë.
Duhet patjetër të ushqehet edhe me produkte ushqimore që përmbajnë zinkun (7 miligram në ditë), një faktor që favorizon procesin e ovulacionit. Duhet të ushqeheni me mish, peshk apo fruta deti, vezë, fruta të thata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri