Pedofilia është veprimtari erotike me fëmijët. Sipas kritereve diagnostike, pedofili duhet të jetë më i vjetër pesë vite se sa viktima. Ndërsa mosha e tyre mund të lëviz nga 16-65 vjeç
Dr. Fahri Drevinja, mr. sci.
Neuropsikiatër
Tel: 044 502 508
Orientimi seksual i këtyre personave mund të jetë hetero dhe homoseksual; dominojnë heteroseksualët. Të dhënat flasin që pedofilët meshkuj homoseksual zgjedhin fëmijët më të rritur, kurse ata heteroseksual, më tepër vajzat 8-12 vjeç.
Nga aktivitetet me fëmijët, janë lojërat pjesërisht lakuriq, i shikojnë dhe ledhatojnë. Fëmijët janë më shpesh nga rrethi i tyre.
Sa i përket çrregullimeve mendore, personat me retardime mendore, me skizofreni, të dehur ose persona me ndryshime psikoorganike, mund të kryejnë vepra seksuale me fëmijët, mirëpo këto janë shumë raste të rralla.
Numri më i madh i pedofilëve heteroseksual është i martuar, kurse homoseksualet rrallë që ndonjëri qëllon i martuar.
Pedofilia kohët e fundit edhe tek banorët e Kosovës ka zgjuar kureshtjen dhe shqetësimet? Kush e solli, a ka qenë këtu, a ka pasur ose s’ka pas më parë, a ka qenë më e fshehur, ose ka qenë “pa pasoja”, më e butë derisa s’ka dëgjuar njeri për të?!
Jo, pedofilinë nuk e solli askush tek ne, pedofilia gjendet në të gjitha vendet dhe kombet e botës, ku më shumë, ku më pak. Beletristika botërore është e mbushur me raste markante dhe trishtuese të bastardëve pedofil, që kanë goditur mendjen e njerëzve.
Këto raste nga popullata priten me frikë, me tronditje të jashtëzakonshme shpirtërore, bëjnë shumë jehonë, krijojnë mosdurim në rrethin ku punojnë dhe jetojnë.
Mendoj, që këtë jehonë, trishtim, stres dhe traumë për popullatën e bëjnë zmadhimet, shtrembërimet nga personat që nuk kanë njohuri për këtë dukuri. Fëmijët, në fillim të ngjarjes edhe mund të jenë kurioz ose të mashtruar, mirëpo më vonë mund të pësojnë tronditje të rëndë psikike.
Ndikim shumë të keq kanë edhe afrimi, qasjet e lehta në uebsajtet e ndryshme të cilat janë të mbushura me pornografi të fëmijëve. Kështu që një parapëlqim i cili mund të jetë i fjetur ose një predisponim, i cili nuk është në plan të parë nga këto shikime, ekcitime, përjetime, mund të jetë iniciale për fillim të sjelljes pedofilie.
Disa nga ato sjellje mund të lakmohen, mund të provohen dhe nëse paraqesin “kënaqësi”, mund të pranohen. Këto veprime mund të kryhen kryesisht nga personat emocionalisht jo stabil, me stigmate të çrregullimit të personalitetit, personat me sjellje të papjekur, ekstravagant, me stile të veçanta të kënaqjes së epsheve.
Sa i përket rëndësisë së veprimeve pedofilike në psikiatrinë forenzike, ato kanë një rëndësi të veçantë. Sidomos pedofilët e dhunshëm dhe ata që e vrasin viktimën. Këta persona duhet gjithsesi të ekzaminohen dhe të vërtetohen çrregullimet, eventualisht deformimet-abnormalitet e epsheve seksuale.
Në literaturë nuk ka karakteristika të prototipit të personit pedofil, ekzistojnë karakteristikat e përgjithshme sikurse që janë person submisiv, të dashur për fëmijën, mjaft suptil në sjelljet me ta, të butë. Mbi 70%, e tyre kanë lidhje të ndryshme me fëmijët, janë arsimtarë, edukatorë, kujdestarë, mbikëqyrës; gjysh që kujdeset për fëmijët, etj.
Atyre u pëlqen që t’i prekin fëmijët, pastaj t’ua mësojnë zhargonin e ndyrë të shprehjeve, i ledhatojnë, iu blejnë gjëra të vogla të kënaqësisë fëmijërore; lodra, sheqerka etj.
Nëse personi pedofil manifeston edhe agresion, që quhet sadizëm-kënaqje duke munduar ose mbytur viktimën, atëherë personi ka çrregullim organik të personalitetit. Këto çrregullime, më shumë u përkasin personave të rritur ose më të moshuar.
Në klinikën e psikiatrisë në Prishtinë, ka raste që janë ekzaminuar për pedofili me vrasje dhe për abuzim seksual. Rastet e tilla janë përballur me gjykatën dhe kanë marrë dënimet e merituara. Por, nuk mjaftojnë dënimet e tyre. Ata duhet trajtuar, duhet punuar me ta në aspektin psikiatrik, psikologjik, social, në mënyrë që ata të mësohen, të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë që “pasioni i tyre” është i ndaluar dhe mjaft i rrezikshëm.
Rëndësia qëndron në ndaljen, zvogëlimin e kësaj ”kënaqësie”, e cila është mjaft irrituese dhe e dënueshme. Është vështirë të çrrënjoset, sepse pohohet që nuk është e mësuar, por e lindur. Mirëpo, puna jonë sistemore e planifikuar në të gjitha aspektet, është sensibilizimi dhe vetëdijesimi i të gjithë prindërve.
Porosia e thjeshtë: mbani nën kontroll fëmijët. Një bashkëpunim i mirë me fëmijët do të ketë efekte pozitive, sepse fëmija nuk fsheh, është kureshtar, nuk mban gjatë fjalën, mund të harrojë dhe flet.
Këtu mund të ndërpritet hallka e motivacionit edhe veprimit të pedofilit dhe nëse konstatojmë se bëhet fjalë për pedofili, duhet patjetër të informohen organet e rendit. Nëse edhe më thellë është goditur sfera epshore, atëherë trajtimi tek psikiatri është i domosdoshëm. Aplikohen antiandrogjen dhe antidepresiv.
Veprimet e pedofilit te fëmija, një kohë të gjatë do të kenë pasoja në të gjitha fazat e pjekurisë së personalitetit të tij. Teoria psikodinamike u jep dimension mjaft të rëndësishëm përjetimeve fëmijërore të individit për pjekurinë dhe ecjen e shëndosh nëpër sfidat e jetës të çdo personi.
Me përjetimet në fëmijëri shpjegohen shumica e çrregullimeve mendore neurotike, të cilat i kanë rrënjët në abuzime ose përjetimet e vështira. Ato dikur suprimohen dhe harrohen, mirëpo në situata të ngjashme zgjohen, paraqiten prapë dhe personi mund të bie në gjendje të krizave disociative, konverzive, regresion, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri