LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i shëndetshëm me anë të Planit Dietal Fitoterapeutik

Ushqimi i shëndetshëm me anë të Planit Dietal Fitoterapeutik

Mbipesha është sëmundje e mbledhjes së tepërt të yndyrës dhe nuk varet nga ushqimi i tepërt, por varet nga mosekuilibrimi i rregullimit hormonal të indit dhjamor dhe metabolizmit të yndyrave.

MA.Ing. Laura Binxhija Qeska
Fitoterapeute
PhD Kandidate në Bioteknologji
tel. 044 514 111
email: info@fuqiaebimeve.com
www.fuqiaebimeve.com

Insulina është një hormon polipeptid, që rregullon metabolizmin e karbohidrateve dhe konsiderohet si rregullator primar i deponimit të yndyrës, ndërkaq karbohidratet të cilat e stimulojnë sekretimin e insulinës, janë shkaktarë të drejtpërdrejtë të mbipeshës (trashësisë).

Personat, të ushqyerit e të cilëve bazohet në karbohidrate, harxhojnë glukozën për energji dhe për shkak të veprimit të insulinës nuk kanë mundësi t’i harxhojnë yndyrat, ata janë të varur nga shujtat e shpeshta për të plotësuar sasi të reja të sheqerit për energji.


Tepricën e karbohidrateve, (sheqerit dhe amidonit) insulina i dërgon në qelizat yndyrore ku sheqeri shndërrohet në yndyrë. Në këtë mënyrë krijohet rezerva e energjisë së mëvonshme. Sikur të mos kishim konsumuar aq shumë dhe aq shpesh ushqim të pasur me sheqer dhe amidon, trupi ynë kishte arritur të shfrytëzojë rezervat e yndyrës duke i shndërruar në energji, mirëpo ne vazhdimisht fusim në organizëm sasi të reja të sheqerit, kështuqë organizmi, pastaj duhet t’i kthejë në yndyra të cilat nuk mbërrin t’i harxhojë, por i deponon në shtresa dhjami.

Tek personat që kanë kaluar në harxhim të yndyrave, nuk kanë nevojë për shujta të shpeshta, sepse yndyrën si burim të energjisë, e fitojnë nga plani i shëndetshëm i ushqimit dhe nga rezervat e veta yndyrore.

Hulumtimet shkencore ofrojnë fakte të shumta që ushqimi industrial, ushqimi i shpejtë dhe prezenca e lartë e pesticideve në produktet ushqimore, është shkaktari direkt i sëmundjeve civilizuese si: mbipesha (trashësia), sindroma metabolike, diabeti tip 2, sëmundjeve kardiovaskulare, mbyllja e enëve të gjakut, atakut të zemrës dhe të trurit, sëmundjeve autoimune, alergjive, inflamacioneve dhe të shumë llojeve të Kancerit. Ky ushqim është i pasur me kimikate, me shumë kalori, dhe është i varfër me materiet ushqyese nutrientët vital.

Njeriu gjenetikisht është i përshtatur për lloje të caktuara të ushqimit natyral, ushqime këto që nuk prodhohen në fabrika, si ushqime kimikisht të ngopura, pa kurrfarë vlere ushqyese, por ushqim i shëndetshëm natyror që e hasim vetëm në natyrë si ndihmesë gjatë proceseve biologjike, ushqim ky që e pastron nga toksinat organizmin në tërësi, (ushqim detoksikues).

Plani i ushqimit tonë fitoterapeutik na mëson ndikimin e mirëfilltë të ushqyerit të shëndetshëm dhe mjedisit ku jetojmë, lidhjen e njeriut me natyrën, i cili në duart e veta, e merr përgjegjësinë për shëndetin e tij. Ky është një Plan Dietal natyror për të arritur shëndet të mirë dhe peshë normale të trupit, është i bazuar në ushqimin burimor dhe më shumë i përgjigjet biologjisë dhe fiziologjisë së njeriut.

Ushqimet e shëndetshme elementare paraqesin bazën e të ushqyerit me Index të caktuar të karbohidateve, lipideve dhe proteinave me mas të konsumit, renditje sipas njësive me propozim dhe sasi të artikujve ushqimor dhe përcjellje të tabelës së vlerave ushqimore ditore.

Dieta Fitoterapeutike përfshinë fillimisht Planin Detox Intenziv në konsultim me fitoterapeuten, i cili përsëritet çdo 3 muaj, vazhdohet me rregullimin e tretjes, pas këtij plani hyjmë në dietën ku përfshihen 3 vakte kryesore dhe 2 vakte të vogla të ndërmjetme, shumë të shijshme gjatë ditës që i përmbush nevojat nutritive të organizmit me anë të ushqimit të shëndetshëm, i cili përcillet me Detoksikimin, humbje të peshës, energji, disponim të mirë dhe shëndet të mirë. Kjo ushqyeshmëri është e dobishme për qelizat tona, indet dhe sistemin imunitar.

Plani Fitoterapeutik përfshin kombinime nga të gjitha grupet e ushqimit si: yndyrat e shëndetshme natyrore, karbohidrate në masë të kufizuar, proteina të shëndetshme dhe enzimat që janë proteina komplekse, të cilat veprojnë si katalizatorë gati në të gjitha proceset biokimike në organizmin e njeriut. Enzimat në ushqimin e shëndetshëm të papërpunuar, të fermentuar, ndihmojnë në procesin e tretjes, e zvogëlojnë nevojën e trupit për prodhimin vetanak të enzimave ushqimore.

Plani i shëndetshëm Fitoterapeutik përfshin reduktimin dhe eliminimin e sheqerit Industrial, duke e zëvendësuar me bimën Stevia officinalis, reduktim i grurit dhe drithërave, eliminim të vajrave bimore të rafinuar dhe të hidrogjenizuara, duke i zëvendësuar me yndyra të shëndetshme organike, reduktimin e kripës duke e zëvendësuar me erëza si: turmerik (kurkuma ), xhenxhefil, safron, hudhër, kopër, borzilok, rozmarinë, arrë myshk i bluar, spec të tharë të kuq, rigon, majdanoz, e shumë bimë të tjera të shëndetshme.

Ushqimet e propozuara: si mishi dhe vezët organike, të jenë nga fermat që nuk i ushqejnë kafshët me hormone dhe antibiotik, yndyrat me origjinë shtazore si: yndyrat e viçit, zogut të pulës dhe nga shtazët që konsumohen në përditshmëri, pastaj yndyrat bimore vaji i kokosit, vaji i ullirit ekstra të virgjër, mund të shfrytëzohen për zierje në temperatura më të ultë, si dhe për përdorim në të gjitha sallatat. Zakonisht rekomandohet konsumimi i pijeve si: ujit burimor dhe çajeve, kombinuar nga bimët mjekësore, që freskojnë, detoksikojnë dhe hidratojnë organizmin, supat me perime, lëngje frutash dhe perimesh sezonale të freskëta, sallatat nga frutat dhe perimet sezonale, si mënyrë e shpejtë e absorbimit të nutrientëve në trupin tonë, si rezultat jemi më energjik, ndikojnë në sistemin digjestiv, kthjelltësi mendore dhe në largimin e toksinave.

Konsumimi i shujtave me plan fitoterapeutik na jep rezultate mahnitëse si: niveli i insulinës në gjak do të jetë i ulët, qelizat nuk munden të deponojnë yndyrën në formë shtresore, ndikon në rregullimin e masës muskulore dhe mineralizimin e kockave, pra trupi do të fitoëj formë tjetër të shëndoshë.

Me Planin Dietal Fitoterapeutik ndjenja e ngopjes është e gjatë pas shujtës 4 deri 5 orë, dhe me këtë mënjanohen shprehitë e varësisë nga ushqimi i shpeshtë, e tërë kjo si rezultat i ekuilibrimit dhe shpejtimit të metabolizmit me anë të ushqimit të shëndetshëm.

Rekomandohet aktivitet fizik të paktën 30 minuta në ditë si profilaksa më e mirë ndaj sëmundjeve, poashtu muskujt tonifikohen, qarkullimi dhe thithja e oksigjenit përmirësohet dhe jemi më vital.

Propozojmë dhe metoda relaksuese të ecjes në natyrë, meditim për menaxhimin e stresit dhe largimin e toksinave dhe rritjen e sistemit imunitar.

Kur të arrijmë t’i afrohemi peshës tonë trupore normale, humbja e peshës ngadalësohet, në fund ndalet dhe kjo peshë do të na përcjellë tërë jetën, nëse krijojmë shprehi të mira ushqyese në vazhdimësi.

Dieta Fitoterapeutike na siguron rezultatin me të cilin gjatë do të jeni të kënaqur, ky plan do të ju përcjell si stil i shëndetshëm i të jetuarit, duke e mbajtur peshën trupore normale në mënyrë të shëndetshme. /Telegrafi/

Për këshilla dhe plan të detajizuar të ushqimit të shëndetshëm me masë të konsumit, renditje sipas njësive me propozim dhe sasi të artikujve ushqimorë, mund të na vizitoni tek “Fitoterapia”.

Bregu i diellit, Rr. Hyzri Talla, (Në mes qendrës tregtare Bregu i Diellit dhe Çerdhes së arabëve)


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori