LAJMI I FUNDIT:

Pse e dëshirojnë femrat seksin?

Pse e dëshirojnë femrat seksin?

Çka është ajo që i bën femrat që, gjoja si gjinia më pak e motivuar, megjithatë të lëshohen në seks?

Psikologët kanë numëruar diç më shumë se dyqind motive të ndryshme.

Vazhdimisht lexojmë dhe dëgjojmë për atë se si femrat janë më pak të motivuara për seks se meshkujt. Shtrohet pyetja: pse atëherë u intereson atyre seksi në përgjithësi? Kohë më parë dy psikologë amerikanë kanë bërë një hulumtim të madh në internet me vetëm një qëllim: të zbulojnë se çka u duhet femrave ai seks?

Cindy Meston dhe David Buss nga Universiteti i Texasit kanë mbledhur rrëfimet e disa mijëra grave dhe kanë radhitur edhe më shumë se 200 grupe motivesh, për shkak të të cilave femrat gjatë jetës janë lëshuar në seks. Shumë prej nesh do të na befasonin disa nga ato motive, por sipas ligjit të probabilitetit – disa nga ne ashiqare jo.


Përveç motiveve të zakonshme, si kënaqësia e pritur dhe orgazma, nevoja për afërsi, dëshira për ta kënaqur partnerin, në listën e tyre mund të gjenden edhe motive si “dëshira për të qenë më afër Zotit”, “dëshira për ta ndëshkuar veten” apo “dëshira t’i hakmerrem atij”. Kjo e fundit, dëshira për hakmarrje, përfshin edhe rastet e transmetimit të qëllimshëm të sëmundjeve seksuale personit me të cilin flini apo tradhtia bashkëshortore, me qëllim për t’u hakmarrë ndaj partnerit (sepse edhe ai e ka bërë të njëjtën gjë).

Megjithatë, nuk është i rrallë edhe skenari i “hakmarrjes ndaj rivales” – në të cilin femrat flenë me partnerin e rivales së tyre apo lëshohen tërësisht në duart e tij për të treguar që janë më të fuqishme se rivalja përkatëse.

Në këtë vazhdë, por në kundërshtim me dëshirën për vetëndëshkim, shumë femra kanë deklaruar që seksi u shërben për ngritje të vetëbesimit: thonë që pas kësaj ndihen më të dëshirueshme, më të fuqishme dhe në tërësi më të kënaqura me veten, transmeton koha.net. Siç është pritur, shumë femra të martuara kanë deklaruar që ndjenja e obligimit është motivi kryesor për seks, po jo rrallë edhe kanë pranuar që kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që të “nxjerrin” nga mashkulli çdo gjë që u nevojitet – duke filluar nga ndihma në punët e shtëpisë e deri tek blerja e automobilit të ri.

Femrat shpesh e përdorin seksin edhe si ilaç pas daljes nga një lidhje e gjatë, ku shumicës së tyre i ashtuquajturi “one night stand” (seksi për një natë, apo pa obligime të mëtejme) u ndihmon për të kthyer ndjenjën që janë ende në lojë. Këtu megjithatë duhet tërhequr vërejtja për efektet e mundshme negative të seksit me të panjohur, vetëm për një natë. Këtë më së shpeshti e kanë deklaruar femrat e reja, të cilave më shpesh u mungon vetëbesimi, dhe të cilat nga takimet e tilla për një natë kanë dalë me ndjena të hidhura. Jo vetëm që nuk u është ngritur mendimi për veten, por u është degraduar edhe më shumë. Kështu, motivet janë të ndryshme dhe secili vepron sipas dëshirës së vet, por duhet pasur parasysh që gjithçka nuk i rri mirë çdokujt. /Telegrafi/