LAJMI I FUNDIT:

Leximi, mund të jetë aktiviteti më seksi i mbrëmjes

Leximi, mund të jetë aktiviteti më seksi i mbrëmjes

Të lexuarit, në shumë raste, ka rezultuar që është një përvojë që i bashkon njerëzit.

Keni dalë për darkë? Shikoni rrotull. Sa çifte nuk e shohin njëri-tjetrin, nuk thonë një fjalë dhe as nuk vënë në gojë një pirun nga ajo sallata e trishtuar pa ngjyrë? Jeni të rrethuar nga njerëz që mbajnë më afër telefonin sesa njeriun me të cilin flenë natën.

Por mund të marrësh një vendim: të fikni ndriçimin gjatë fundjavave dhe të provoni diçka të vjetër, siç është të shijosh një libër me personin e zemrës. Dhe para se të kapësh telefonin për të shkruar një status që kjo gjë të duket pa kuptim, ndalo një çast për ta menduar: Të lexuarit, në shumë raste, ka rezultuar që është një përvojë që i bashkon njerëzit.

Mendo për skenat e filmave që nga Shakespeare in Love te The Notebook; madje edhe Sex and the City ka Carrie-n të strukur në shtratin e Big, duke lexuar në një libër letrat e dashurisë së Napoleonit për Josephine-n (edhe pse libri është i sajuar, skena është shumë e bukur). Të lexuarit të kujton që jo çdo marrëdhënie ka nevojë për një tastierë.


Për pamjen, mendo të kombinosh atë pamjen prej libradashëseje me pamjen seksi. “Kushtoja një ditë këtij plani. Shkoni në një librari. Zgjidh një pulovër stofi me jakë V”, thotë editori i Vogue Chelsea Zalopany.

“Për të shtuar pak romancë, shtoji pamjes ca dizajn lulesh retro.” Dhe nëse do lexoni në shtrat si Carrie dhe Big, mos vish ç’të dalë përpara. Merri të dashurit një palë të shkurtra të rehatshme, një xhaketë pizhamash dhe sipër një triko të butë.

Aksesori final? Një libër i mirë që mund ta diskutosh. Sepse, çiftet që lexojnë bashkë, qëndrojnë bashkë. /Telegrafi/