Seksi i mirë kurrë nuk mungon në lidhjen e sapofilluar, mirëpo eksitimi fillestar nuk zgjat tërë jetën. Çfarë duhet bërë më vonë?
Pas disa vjetëve të parë të jetës së vrullshme të dashurisë paraqiten probleme serioze, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, a e dimë se çfarë na pret në secilën fazë të ardhshme të dashurisë, pastaj po qe se pajtohemi me ndryshimet, mund të arrijmë garanci që të kemi tërë jetën seks të zjarrtë e të kënaqshëm.
Lexojini këto udhëzime për gjashtë faza të dashurisë, pastaj edhe këshillat se si do ta pasuroni përvojën tuaj në shtrat.
Faza e parë: Shumë seks (gjatë vitit të parë)
Përgatituni për bashkëveprim intensiv, mirëpo mos pritni thyerje të tabusë në ditët e para. Kështu flet dr. Janet Reibstein, autore e librit “Jeta seksuale”. “Seksi gjatë kësaj periudhë me siguri nuk është eksperimentues.
Është fazë e seksit të shpeshtë, mirëpo shijimi i gjërave të reja më së shpeshti arrihet vetëm kur ta njihni mirë njëri-tjetrin dhe kur të arrini nivel të mjaftueshëm të mirëbesimit”.
Këshillë: Ndonëse lidhja avancohet dhe arrihet rutina, duhet të shmangeni nga seksi komod në shtratin e dhomës së gjumit. Provoni që të bëni sa më shumë dashuri jashtë shtëpisë. Krahas vrullit të mirë të epshit, nuk do t’ju nevojiteshin më shumë se disa minuta, e po e shfrytëzuat ofertën, do të shijoni kënaqësinë e seksit në kabinën telefonike, në rrugë pa drita, madje edhe në barkë.
Faza e dytë: Seks i zjarrtë (nga viti i parë deri në vitin e tretë)
Kur hyni në lidhjen reale afatgjate, me siguri në ndonjë mënyrë do të forconi besnikërinë e ndërsjellë. Besimi do t’i hapë dyer të reja jetës suaj seksuale, sepse akoma jeni të gatshëm për të provuar gjëra të reja.
Do të keni siguri të mjaftueshme për të pranur të gjitha fantazitë tuaja, duke rënë intensiteti i dashurisë, posedoni energji të mjaftueshme për t’u përqendruar në cilësitë e takimeve tuaja.
Këshillë: Të jeni të sinqertë ndaj shpresave tuaja seksuale. P.sh. në qotë se besoni se më nuk mund të jetoni pa seks më të shpeshtë oral, atëherë është koha për sqarim dhe kompromis me partnerin tuaj.
Faza e tretë: Seksi i ngadalshëm (nga viti i tretë deri në vitin e pestë)
Pasi që të keni njohur mirë çdo pjesë e trupit tuaj dhe të keni mësuar rrugët më të shkurtra të zonave tuaja erogjene, seksi i zjarrtë reduktohet në seks i ngadalshëm.
Këshillë: Mos bëni gabim duke menduar se ndonjë teknikë, e cila ju duket se është më e efektshme, madje të jetë e vetmja teknikë e efektshme. Për shembull, në qoftë se femra përjeton përherë orgazëm klitoral – gjë që është rasti me 70 për qind të femrave – kjo nuk do të thotë se kurrë nuk do të përjetoni orgazëm vagjinal.
Edhe pse mund të jetë ndoshta e saktë, megjithatë më mirë është që të përvetësohet qasja “e argëtimit me provimin e mënyrës së re”, pastaj që nga fillimi të provohen sërish.
Njëkohësisht, me ndryshimin e rrethanave shoqërore dhe psikike të personave tanë, me kalimin e kohës ndryshohen edhe rrethanat dhe nevojat tona seksuale. Një gjë që sot është e jashtëzakonshme, nuk është thënë që të mos ndryshojë pas disa vjetësh. Andaj, sigurojini edhe nuancat e tjera të teknikës së dashurisë.
Faza e katërt: Seks? Çfarë seksi? (nga viti i pestë deri në vitin e shtatë)
Meqë i keni provuar të gjitha së paku nga njëherë, në qoftë se jo edhe një mijë herë, në këtë fazë me siguri do të vuani nga indiferenca e lindur nga afërsia e tepërt. Seksi mund të fillojë të të ngjajë në diç krejtësisht të rrallë dhe kalimthi.
Këshillë: Mos lejoni që mungesa e seksit t’ju bëhet normë. Angazhohuni që të merrni përgjegjësinë për eksitimin tuaj individual. Njerëzit shpesh mendojnë se seksi arrihet në mënyrë natyrore. Mirëpo, njerëzit patjetër duhet të marrin një vendim të qartë, në mënyrë që seksin të bëjnë pjesë të jetës.
Shtojeni elanin tuaj seksual me masturbim më të shpeshtë, me këshillat për vetëndihmë dhe me veshjet seksi të brendshme, para se të bëhet vonë.
Faza e pestë: Seks me dikë tjetër (nga viti i shtatë deri në vitin e dhjetë)
Në qoftë se lejoni që seksi t’ju rrëmbejë në jo më shumë se një herë në çdo të treten të premte në muaj, ju apo partneri juaj, apo që të dytë, do të mund të kërkoni ngushëllim te ndokush tjetër. Kjo është diç që rëndom quhet “krizë e vitit të shtatë”.
Këshillë: Më e rëndësishme në këtë fazë është që të kaloni kohën vetëm, si çift. Në qoftë se arrini të kaloni diku vetëm një javë, do të jetë gjë e mirë. Nëse jo, madje edhe një natë apo dy mund t’i ofrojnë një shije të re të jetës suaj.
Në të kundërtën, ekziston rreziku nga ndërprerja e komunikimeve dhe orientimi te njerëzit e tjerë për të kërkuar atë që ju mungon.
Faza e gjashtë: Seksi i suksesshëm (nga viti i dhjetë e tutje)
Pas dhjetë vjetësh të kaluar bashkërisht, është në rregull të supozohet se keni qëndruar së bashku nëpër kohë të mira (në fazën e parë dhe të dytë), kohë të këqija (faza e katërt dhe e pestë), dhe kohë monotone (faza e tretë).
I jeni ofruar ngopjes seksuale, jeni afër ndarjes apo ndoshta edhe keni marrë vendim që të ndaheni. Pritni pak. Ju pret shpërblimi, sepse intimiteti i krijuar në lidhjen afatgjate mund t’ju çojë në seksin më të mirë të jetës, jo bash në një vozitje super të shpejtë, por drejt ndjenjave. E keni merituar.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin, sepse në qoftë se shëndeti është i mirë, do t’ju sigurojë virtuozitet në dhomën tuaj të gjumit deri në fund të jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj