LAJMI I FUNDIT:

Çfarë rëndësie ka masazhi erotik?

Çfarë rëndësie ka masazhi erotik?

Efekti i një masazhi është më i mirë se sa hapat për qetësim, të çlodhë dhe të forcon më shumë se sa disa gota me uiski ose konjak, nuk e sulmon mëlçinë dhe nuk të thanë xhepin...

Në kohë të fundit masazhi gjithnjë e më tepër po zë vendin e merituar në jetën e njeriut si asnjëherë më parë në histori. Lëvizjet dhe shëtitë e mangëta që do të kishin ndikimin e duhur në të kuptuarit, stërhollimit të arsyes dhe ndjenjave, frika deri në shtangosje për të ardhmen e pasigurt ose qëndrimi i mërzitshëm: këto janë burimet e stresit, sforcimeve nervore, shtangimit. Kështu bëhemi nervoz, të prekshëm, kokëfortë dhe kështu dëmtojmë aftësitë tona për dashuri.

Kush nuk mund të çlirohet tërësisht, qoftë ai burrë apo grua, do të bëhet seksualisht ose i pandjeshëm ose impotent. E keqja më e vogël, në raste të kësaj natyre, ndjeshmëria erotike në kontakt fizik është fare e vogël. Për këtë arsye njeriu modern i civilizimit aktual provon që t’i shmanget lodhjes dhe tensionimit përmes gjumit, alkoolit ose barërave, që të krijoj farë mundësie për jetë paksa më të qetë.


Në raste të këtilla efekti i një masazhi është më i mirë se sa hapat për qetësim, të çlodhë dhe të forcon më shumë se sa disa gota me uiski ose konjak, nuk e sulmon mëlçinë dhe nuk të thanë xhepin. Në rast se bëhet si duhet, masazhi të çlodhë dhe ka efekte të shumta, duke të ngjallë edhe dëshirën për seks.

Masazhi erotik është:
• Terapi kundër stresit
• Përkujdesje ndaj muskujve dhe lëkurës
• Shijim i esencës së jetës
• Nxitje seksuale dhe ftesë për seks të lezetshëm si mjet i pëlqyeshëm dhe efikas për gjumë të qetë.

Masazhi erotik është më shumë se masazh i pjesëve erotike ose e zonave të ndjeshme. Është gjithashtu më shumë se lojë para seksit. E bënë lojën para seksit si pjesë të masazhit. Masazhi erotik mund të sjellë në formë përsëri edhe çiftet në moshë të shtyrë, në atë gjendje që ka filluar dashuria e tyre.

Nëse ne si fëmijë të vegjël kemi pasur dhimbje në trup, kemi grishur nënën, i jemi qasur asaj, hallës apo gjyshes, jemi mbajtur për to duke u gërvallur duke mbajtur pjesën e trupit që na ka shkaktuar dhimbje dhe jemi qetësuar pastaj pothuaj papritmas, nëse ato na kanë folur me fjalë të ëmbla ose na kanë përkëdhelur. Që në mos fare të re ne jemi njohur me ndjeshmërinë e masazhit erotik, nëse jo aq sa edhe moshatarët tanë meshkuj të kulturave tjera ku nënat për t’i qetësuar bijtë e tyre u lejohet që t’ua marrin penisin në duar dhe duke ua përkëdhelur.

Sigmund Frojdi i pari ka pasur guxim ta artikulojë atë që shumë pak nga shkencëtarët kanë pasur guximin ta thonë edhe pse ai fakt ka qenë i njohur me qindra mijëra vjet. Ai shpjegon se çunat dhe vajzat e vogla luajnë me dëshirë me organet e tyre gjenitale dhe në këtë lojë gjejnë kënaqësi. Loja e vazhduar më tej në fazën e pubertetit, që shpije deri te qëllimi i saj – përjetimi i orgazmës, është vazhdimësi e lojës, respektivisht masazhit erotik qysh nga mosha e vogël.

Përvoja e parë me masazh erotik nga një person i huaj mund të konstatohet pastaj si përfitim përvoje dhe pasurim i teknikës së lojës qoftë përmes tundjes me dorë, lëmimit, ngjeshjes, puthjeve etj. me qëllim që të nxis veten dhe partnerin për seks, ndoshta edhe për të shkaktuar orgazmën, por jo edhe përmes marrëdhënieve seksuale në kuptimin juridik të fjalës. Të mbajturit në dorë, tundja me anë të dorës, lëvizja po me dorë andej këtej kanë qenë me mijëra vjet më herët si forma të lojës erotike, respektivisht pjesë e intimitetit seksual.

Disa teknika të masazhit erotik tashmë i takojnë paralojës së obligueshme te disa fise të veçanta indiane të Amerikës Veriore, te banorët e Xhamajkës dhe disa grupeve etnike në Filipine. Kështu në këto mese beqari i afrohet të zgjedhurës së tij dhe fillon t’i bëjë masazh gjinjve të saj. “Tërheqja e gjinjve të një vajze”- në këto mese kjo shprehje ka kuptimin e përshkrimit të aktit seksual. Si arsye për përdorim të kësaj shprehje dhe kuptimin e saj etnologët kanë konsideruar faktin se asnjë grua nuk do të mund t’i ikte provokimit seksual të burrit të saj nëse ai do t’i bënte masazh në gjinj, respektivisht në sisa.

“Duart tona lëvizin fare të lira dhe prekin gjinjtë e një vashëze. Ky akt i zgjon shpirtin e saj … “, i rrëfenin hulumtuesit S.Dubois të rënat në pëqinë e dashnorit.

Te Markuezasit, një popullsi e ishujve të Pacifikut, roli aktiv gjatë aktit seksual u takon grave. Është interesant se çfarë kërkojnë ato nga partnerët e tyre. Burri, kërkojnë ato, së pari duhet t’ju bëjë masazh me duar dhe gjuhë gjinjve dhe vagjinës së partneres së tij aq gjatë, derisa ajo i jep sinjal që të kalojë në aktin e bashkimit fizik të trupave të tyre.

Në literaturën erotike Kamasutra na jep udhëzime mbi teknikat e masazhit të vagjinës, të gjinjve, respektivisht të penisit me ndihmën e gjuhës, por ai nënvizon se, vetëm eunukët e specializuar dhe prostitutat mund të arrijnë përvetësimin e plotë të teknikave të këtilla.
Ndikimi i masazhit erotik përmes gjuhës nga ana e Kamasutrës është i preferuar për shkaqe higjiene dhe etike. Burri para aktit seksual me duar dhe gishta, duhet ta fërkojë e lëmojë vagjinën e partneres, derisa ajo të tajitet dhe të ketë butësinë e duhur.

Hulumtuesi i njohur seksologu Kinsey shprehej lidhur me këtë çështje sa vijon: “Në çastin kur kemi të bëjmë me arritjen e pikës kulmore të nxitjes seksuale, mund të pasojnë rrahje dhe të rëna të forta, kafshime, grithje dhe forma tjera të veprimit aktiv, të cilat pranues i i tyre asnjëherë nuk i regjistron.”
Me vetëdije ai nuk regjistron akte të kësaj natyre, por edhe fare pavetëdijshëm, ashtu siç dëshmojnë vëzhguesit e akteve të kësaj natyre. Është mirë të nënvizohet se në raste të këtilla, kemi të bëjmë jo me njerëz që kanë farë dashurie paraprake lidhur me të ushtruarit e formave seksuale, por me qytetarë dhe qytetare të rregullt, trupi i të cilëve përmes qarkullimit të gjakut në sipërfaqe (lëkurë, nënlëkurë, nëpër nervat e lëkurës, indet yndyrore, etj.) reagon përmes përcjelljes së kënaqësisë së shkallës së lartë.

Kënaqësia seksuale përmes shkaktimit të dhimbjeve është një teknikë fare e lashtë. Në këta njëqindvjetët e fundit teknika të kësaj natyre janë ofruar dhe aplikuar në sallone të masazhit. /Telegrafi/