Sipas kësaj filozofie, seksi ndihmon në rritjen e energjisë shpirtërore, që rrjedh nga energjia seksuale. Është shumë e rëndësishme që intelekti të lërë pak hapësirë për ndjenjat dhe për aftësitë e të ndjerit të kënaqësive fizike.
Tao është një nga rrymat më ë rëndësishme filozofike mbi seksin në Kinë. Filozofi kjo që e ka prejardhjen rreth 14000 vite më parë. Për t’i dhënë një origjinë krijimit Tao i padukshëm është ndarë në mes të femrës Yin dhe mashkullit Yang, marrëdhënia seksuale, apo ndryshe, bashkimi i këtyre dy pjesëve, Yin dhe Yang, është rikthimi në njësinë bazë seksuale që është Tao. Një princip themelor i Tao seksit, është i përfaqësuar nga nevoja e mashkullit për të përmbajtur farën e tij.
Tradita taoiste konfirmon ekzistencën e një konflikti mes sekseve, i prezantuar si kundërshti natyrore dhe lojë dinamike mes Yin dhe Yang, ky konflikt shprehet në marrëdhëniet seksuale. Sipas taoizmit, prodhimi i një fare kaq të fuqishme kërkon një energji të jashtëzakonshme fizike dhe mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme në sistemin kardiak dhe në metabolizëm, duke vënë kështu në rrezik gjendjen shëndetësore të mashkullit. Kjo situatë bën që meshkujt të ndihen shumë inferiorë ndaj femrave, e cila fal Yin, ka një energji të konsiderueshme dhe të pashtershme, ndien ndaj mashkullit një keqardhje të pavullnetshme. Ky është një shpjegim edhe për faktin se përse meshkujt janë përpjekur historikisht të jenë superiorë ndaj femrave. Me këtë ndarje joproporcionale të energjisë mes dy sekseve Tao, tradita e seksit i vë qëllim vetes të sjellë një gjendje barazie në shtrat në mënyrë të tillë që të ketë harmoni në një marrëdhënie seksuale dhe në shoqërinë mes meshkujve dhe femrave.
Gjatë një eksitimi, “ching”, esenca e mbledhur në organet seksuale përhapet me një shpejtësi marramendëse, duke influencuar në qendër të të gjitha organeve fizike, në tru, në zemër dhe gjithandej në trupin e një njeriu. Duke përshkruar kokën, shtyllën kurrizore, duke zbritur gjer në pjesën e pasme të trupit dhe në kërthizë. Megjithatë, kjo teori nuk mund të vërtetohet, por sipas taoistëve, këshillohet seksi i iluminuar, që do të thotë që njerëzit duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm me personat që dashurojnë nëse vërtet duan që gjithçka të ndjekë një rrugë harmonike dhe të arrihet një ekuilibër mes forcave fizike, shpirtërore dhe mendore. Për të vënë në praktikë këto principe taoiste, janë të këshillueshme këto gjëra:
Për femrën:
1- Mësoni të njihni dhe të respektoni atë për të cilën jeni me të vërtetë gati. Kushtojini vëmendje ritmit me të cilin trupi juaj reagon ndaj stimulimeve. Të shtysh trupin të ndiejë ndjenja të forta pa qenë gati, është diçka shumë e gabuar dhe e rrezikshme.
2- Mbani mend se duhet të ndjeheni shumë të sigurta gjatë aktit seksual.
3- Ndihmojeni partnerin tuaj në mënyrë që akti seksual të jetë një eksperiencë e paharrueshme për të dy ju. Përballuni me aktin seksual duke qenë të vetëdijshëm se burri ka nevojë të edukohet dhe të mësojë hap pas hapi të gjitha nevojat tuaja.
4- Herë pas here merreni mbi supe rolin Yang, që do të thotë rolin mashkullor. Ndërrimi i roleve dhe përgjegjësive me partnerin tuaj do të krijojë një marrëdhënie empatie dhe kjo do të bëjë që të jetoni më një nivel më të lartë eksitues aktin seksual.
5- Nuk duhet t’ia vini fajin partnerit tuaj për zhgënjimet në shtrat, kjo do të shtonte shumë trysni mbi të dhe asnjëherë nuk do të jetë i vetëdijshëm për atë që bën.
6- Mos e lejoni partnerin tuaj që të bëjë dashuri me ju kur ju nuk dëshironi. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, kur trupi juaj reagon, por gjendja fizike refuzon të pranojë aktin, kontrasti mund të krijojë për një periudhë të madhe kohe çrregullime gjinekologjike.
7- Mos e dënoni apo kritikoni partnerin tuaj nëse mundohet të provojë diçka të re dhe nuk ia del mbanë që me tentativën e parë. Në fakt është detyra e tij të provojë të ndezë fantazi të reja seksuale tek ju. Ndërsa detyra juaj është që ta bëni të kuptojë se çfarë funksionon dhe çfarë jo.
8- Mos e nënvlerësoni aktin seksual duke e kthyer vetëm në një shfryrje të stresit. Nëse partneri juaj kërkon që të bëjë seks vetëm për të larguar stresin, atëherë kthejani këtë ndjenjë në një aventurë qetësimi.
Për mashkullin
1- Filloni të bëni dashuri me fjalët dhe me gjestet përpara se të bëni me trupin tuaj. Natyra e femrës do të jetë më e aftë për të reaguar pas një stimulimi të gjatë.
2- Respektoni seksualitetin tuaj. Gjeni kohë gjatë javës për t’iu kushtuar një aktiviteti të plotë të jetës suaj seksuale. Të bëni dashuri vetëm në darkë, kur ju dhe partnerja juaj jeni shumë të lodhur, nuk është mënyra më e mirë për ta shijuar këtë eksperiencë.
3- Ndonjëherë ndryshoni rolet me partneren tuaj, do t’ju bëjë që ta shikoni më ndryshe pozicionin që ajo merr zakonisht gjatë seksit.
4- Merreni shumë shtruar. Trupi i një femre është i ndërtuar për të reaguar shumë më ngadalë se i juaji. Lërini asaj kohë duke respektuar ritmet e saj.
5- Lërini të kuptojë nëse diçka që ka bërë apo nuk ka bërë gjatë seksit ju ka bërë të vuani. Të mbani sekrete nuk sjell asgjë të mirë.
6- Jepini partneres tuaj atë çfarë ajo do dhe jo atë çfarë ju mendoni se ajo mund të dojë. Nëse konfirmon apo lë të kuptohet se një lloj aktiviteti seksual i pëlqen, besojini.
7- Nëse ajo nuk di se në ç’mënyrë t’ju kënaqë, tregojini ju se si. Nëse nuk ndjehet rehat me atë çfarë ju doni, sugjerojini alternativa të tjera të ngjashme dhe gradualisht do të jetë në gjendje të bëjë më shumë.
8- Mos ia bëni të vështirë partneres suaj t’ju thotë se për çfarë ka nevojë. Ajo po ju mëson se si të bëheni një mjeshtër në seks. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Pse ‘nuk kanë fat në dashuri’?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A