LAJMI I FUNDIT:

Mospërshtatja seksuale e partnerëve

Mospërshtatja seksuale e partnerëve

Shpesh, në lidhjen dashurore mund të lindë një fenomen i ashtuquajtur mospërputhje ose mospërshtatje seksuale e partnerëve. Kjo diagnozë lind si rezultat i pakujdesisë së mashkullit i cili nuk është në gjendje të drejtojë orgazmën e tij, për të arritur në orgazëm të njëkohshme me femrën ose pas saj.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinik

Në të tilla raste, te femra, në fillim lind ndjenja periodike e pakënaqësisë seksuale, kurse në të ardhmen, mungesa kronike e orgazmës mund të çojë në mungesë eksitimi dhe në ftohtësi seksuale. Grupi i parë i femrave janë ato me ndjeshmëri seksuale të ulët. Ato ndjejnë deri diku vetëm te klitori.

Në grupin e dytë të femrave bëjnë pjesë gratë me të ashtuquajturën ndjeshmëri mesatare. Tek ato, si aparat erogjen shërben gjithë zona e organeve të jashtme seksuale, pa marrë parasysh klitorin. Eksitimi tek ato arrihet pavarësisht nëse bëhet ose jo kontakti i klitorit me gishtat ose me organin seksual. Orgazma vjen shpejt, e shoqëruar ne disa dridhje frenetike të trupit, të cilat bëhen më të forta gjatë depërtimit të organit në vaginë. Gjatë përkëdheljeve të klitorit me organin seksual, si dhe gjatë ndeshjes së mëtejshme, shtohet edhe më shumë kënaqësia sidomos kur mashkulli bën kombinime duke vepruar në gjithë zonën e organeve të jashtme seksuale, si ato të zonës së klitorit, ashtu edhe në të tjerat. Gjatë akteve seksuale me femrat e këtij tipi, është edhe më e këndshme në qoftë se penisi përkulet për aq sa është e mundur duke kontaktuar me klitorin ose me zonat e tjerat të organeve seksuale të femrës. Në këto momente, mashkulli mund të mos e kontrollojë plotësisht ardhjen e orgazmës së tij, por për një kohë relativisht të gjatë është i mjaftueshëm sikur edhe një frenim i vogël, që femra të arrijë pikën kulmore të eksitimit dhe kështu, shpesh, gjendja e orgazmës vjen e njëkohshme për të dy partnerët. Edhe në qoftë se orgazma fillon te mashkulli diçka më shpejt, duke vazhduar edhe pak reciprokisht lëvizjet e trupave dhe të organeve seksuale, mundet që edhe femra të arrijë në orgazëm, pra, të bëjë një kapërcim dhe të kapë situatën. Femrat e këtij tipi zakonisht preferojnë meshkuj frenetikë, të qëndrueshëm, të fuqishëm dhe me madhësi mesatare të penisit. Nga ana tjetër, po ky tip mashkulli i preferuar, fiton kënaqësi për vete dhe e kënaq partneren me mënyra të zakonshme, pa menduar për eksitimin e klitorit. Përgjithësisht, femrat e këtij tipi mund të provojnë orgazëm më tepër se një herë, në qoftë se partneri vepron me to me mjeshtëri, por me partnerë të këtij tipi femra nuk mund të arrijë disa orgazma, pasi këta lloj meshkujsh më shumë mendojnë për kënaqësinë e vet, sesa për femrën. Megjithatë, femra e pëlqen këtë lloj partneri, atë e tërheq gjoksi i tij i gjerë, duart e forta, etj. Ajo supozon se meshkujt e fortë janë partnerë plot epshe, por nuk e kupton se janë pikërisht këta partnerë disi të nxituar që e ftohin femrën gjatë aktit seksual dhe e dëmtojnë pasionin e saj në të ardhmen sepse e lodhin.


Tipit të fundit të femrave i përkasin edhe ato që quhen me ndjeshmëri të lartë, të cilat janë shumë të ndjeshme në të gjithë zonën e organeve seksuale. Këto femra kanë ta atillë ndërtim të sistemit nervor që reagon më shpejt e në mënyrë më intensive ndaj ngacmues ve seksualë sesa shumica e femrave të zakonshme te të cilat të gjitha qendrat nervore eksituese ndodhen pothuajse vetëm në zonën e klitorit dhe nuk shtrihen tutje hyrjes për në vaginë. Tipi i këtyre femrave, përveç zonës tepër të ndjeshme të klitorit, kanë gjithashtu mjaft të ndjeshme edhe rajonin e buzëve të vogla të vaginës, hyrjen për në vaginë, qafën, madje edhe fundin e mitrës. Çdo kontakt me zonat e mësipërme me dorë ose me organin seksual e çon femrën në eksitim te fortë dhe orgazëm, madje pa qenë e nevojshme që të preken zonat e klitorit. Në pamje të parë, duket sikur femra e këtij tipi eksitohet lehtë dhe mund të kënaqet pa ndonjë vështirësi, mirëpo këtu ka disa probleme specifike pasi orgazma e femrës mund të jetë e gjatë dhe partnerja mund të kërkojë shumë kohë për t’u kënaqur plotësisht. Në qoftë se mashkulli nuk do të jetë sa duhet i përmbajtur dhe i aftë për ta frenuar veten, atëherë femra mund të vuajë shumë. Ka raste kur bashkëshorti, me qëllime të mira, përpiqet mjaft e megjithatë nuk është në gjendje ta shtyjë edhe ca ardhjen e orgazmës së tij për t’i lënë kohë të mjaftueshme ardhjes së orgazmës së femrës. Shumë femra të tilla kanë shumë dëshirë që partneri t’ua prekë me buzë ose me gjuhë vaginën, por disa kanë frikë se mos kjo mund ta shokojë ose irritojë partnerin. Si rregull, e njëjta dëshirë lind te të gjitha femrat me dëshira seksuale të fuqishme. Në këtë mënyrë, duke kërkuar nga partneri më, shumë nga ç’janë mundësitë e tij, mund të lindë mospërshtatja ose mospërputhja seksuale e çiftit. Duhen njohur mirë të gjitha zonat erogjene të femrave dhe shkallët e ndjeshmërisë së tyre. /Telegrafi/