Jo vetëm për shkak të rrezikut gjithnjë e më të madh nga AIDS-i, por për shkak të ngjyrave të hareshme, formave dhe shtojcave me të cilat prodhohet: prezervativët, të pajisur me spermicide dhe me tretje për lagie, janë mjeti më i sigurt kundër shtatzënësisë.
Gjithnjë e më të butë dhe gjithnjë e më të hollë… procesi historik i përsosjes së prezervativëve vërtet vështirë mund të lidhet me kualitetet të cilat i ka penisi në të cilin po ai prezervativ vihet. Në qoftë se vazhdohet të prodhohet me të njëjtin temp, fraza e shpeshtë "e hollë si letra" do të mund të zëvendësohej me një frazë të re: "i hollë sikur prezervativi"
Me vazhdimin e evolucionit, penisët, megjithatë do të duhej të jenë pikërisht: gjithnjë e më të fortë, gjithnjë e më të trashë. Të përshtatshëm për bartje, të butë në prekje, aromatikë për gjuhë… industria e prezervativëve pikërisht po bën një mrekulli të vërtetë të shkencës dhe të teknologjisë. A dini se çfarë masash rigoroze u nënshtrohen prezervativët para se të paketohen në folie të lagësht dhe aromatike?
Para se të arrijnë në kioskë apo në shitore, të gjithë prezervativët kalojnë nëpër një test:
a: Çdo prezervativ testohet elektronikisht në mënyrë që të verifikohet se në mos ka në të ndonjë vrimë;
b: Modelet e prezervativëve tërhiqen në të gjitha drejtimet: prezervativi i mirë nuk pëlcet para se të zgjatet një metër në gjatësi dhe 30 centimetra në gjerësi;
c: Prezervativët testohen edhe duke i mbushur me ujë; patjetër duhet të mbajnë 300 mililitra ujë e të mos shpërthehen.
Rrallë ndonjë prodhim ka histori të tillë të bujshme si prezervativët: që nga mesjeta, kur prodhoheshin nga zorrët e shtazëve, gjithsesi johigjienikë, madje kanë mundur të provohen edhe në stendat nga të cilat janë shitur. Ata prezervativë, sado që të kenë mbrojtur çiftet nga shtatzënësia, për shkak të nivelit të ulët higjienik, kanë rrezikuar që të shkaktojnë sëmundje gjenitale.
Çasti më i pikëlluar…
Çasti më i pikëlluar…në jetë, jo vetëm për prezervativët por edhe për pronarin e tyre, gjithsesi është dita kur prezervativëve u skadon afati, ndërsa ai edhe më tutje qëndron i pashfrytëzuar. Mos u brengosni: fjala prezervativ ka hyrë në fjalor, andaj ekziston edhe një libër i tërë për atë se ç’duhet bërë me prezervativët e pashfrytëzuar. Prezervativët, të cilëve u ka skaduar afati – e që janë dëshmitarë të mjerë të gjasave të dështuara – theksojnë autorët, mund të fitojnë dimension praktik dhe të hareshëm. Për atë qëllim ata propozojnë gjëra të ndryshme – nga të cilat miqtë tuaj do të kënaqen duke qeshur. Shndërrimi në stoli mode, mbështjellës për daulle apo mbështjellës për timonin e automobilit – janë vetëm disa nga këshillat për hulumtim për një përdorim të ri të prezervativëve të papërdorur.
Prodhuesit e prezervativëve "të shëndetshëm" të cilët për të mbrojtur shëndetin e blerësve të tyre, po përdorin definitivisht materialet siç është poliuretina, pastaj një numër të madh të polimerëve postindustrialë, masën e së cilës në receta për prezervativë të vërtetë industrialistët e ruajnë me xhelozi si fshehtësinë më të madhe.
Tretja për lagie, e cila bashkë me prezervativët paketohet hermetikisht në paketa prej folie, është e pasuruar me spermicide të lëngëta. Madje, me përbërjen klasike të lagështisë pa spermicide, prezervativi ka qenë mjeti më i suksesshëm kundër shtatzënësisë, ndërsa shtojca e lyerjes me të madhe ka përmirësuar efektin kontraceptiv.
Pos që mbron nga shtatzënësia, prezervativi paraqet pengesë fizike dhe mekanike, e cila e bën mjet më të suksesshëm kundër bartjes së sëmundjeve gjenitale. Andaj, ju rekomandojmë që të blini prezervativët gjithnjë e më të hollë: edhe ashtu prodhohen në forma ngjyra dhe shije të shumta, andaj mund t’i fryni, të mbushni me ujë apo t’i hidhni nga dritarja.
10 veprime të gabueshme me prezervativët
1. Kur përdoret mbrapsht. Kur vihet në penis, prezervativi duhet të mbështillet lehtë dhe butë deri në fund. Pra, në qoftë se nuk shkon lehtë, domethënë se e keni vendosur mbrapsht. Pra, kjo do të thotë dështim – nuk mund ta mbështillni sërish dhe ta ruani për të nesërmen në mbrëmje: duhet ta hidhni poshtë. Jo nga dritarja, por në bërllok.
2. Njerëzit shpesh mendojnë se prezervativët janë si ndonjë shirit dhe se ekzistojnë madhësitë XS, S, M, L apo XL. Vërtet, nuk mund të gjenden meganumrat, mirëpo ata janë vetëm dy milimetra më të gjatë se të "rëndomtit". Andaj mos pritni ndonjë mrekulli në qoftë se partneri ju thotë se i nevojitet një model më i madh.
3. Bëni seks vetëm me prezervativë nga poliuretani. Mjekët konstatojnë se vetëm ata janë mbrojtje adekuate nga sëmundjet ngjitëse. Veç kësaj, mund të gjenden në forma të ndryshme apo me shtojca të ndryshme, që do të avancojnë ose madje do të bëjnë më të hareshme jetën tuaj seksuale.
4. Prezervativi është sikur qumështi kur e bleni në vetëshërbim, vetëm se në vend që në tetrapak, ai gjendet në një qese plastike, mirëpo megjithëkëtë, ka afat të kufizuar qëndrueshmërie. Mu sikur nuk dëshironi të pini qumështin e prishur, ashtu nuk duhet edhe të çoni dashuri, duke përdorur prezervativët të cilëve u ka skaduar afati.
5. Vendi më i papërshtatshëm për bartjen e prezervativit është xhepi i prapmë. Vendi më i përshtatshëm është në xhepin e këmishës. Por, mos i vendosni në xhep bashkë me lapsin apo me ndonjë brisk xhepi.
6. Kur të arrijë çasti që të përdorni prezervativin, mos e shqyeni qesen me dhëmbë, me gërshërë apo me diç të mprehtë. Ndërkaq, kur e hapni qesen me kujdes, edhe më tej duhet të keni kujdes: prezervativin mund ta dëmtoni edhe me thonj apo me unazë. Andaj, kini kujdes: kur prezervativi hapet njëherë, kurrë më nuk mbyllet!
7. Mos e zgjatni prezervativin me tërë fuqinë: në maje duhet të jetë i lirë një rezervuar i vogël për ejakulim. Në qoftë se nuk ka rezervuar, rregullojeni vetë – qiteni ajrin jashtë dhe me kujdes e vendosni në penis.
8. Mjaft stimuluese është të shfrytëzohet vaji, akullorja për paralojë apo për masazh erotik, mirëpo këto nuk janë pararojë e vendosjes së prezervativit. Pos që mund të dëmtohet, ai penisin e bën shumë të rrëshqitshëm andaj prezervativi mund të rrëshqasë.
9. Në qoftë se hetoni se prezervativi ka pëlcitur, menjëherë ndërpriteni seksin, hiqeni dhe zëvendësojeni me një tjetër. Në qoftë se edhe tjetri pëlcet – kthejani tërë paketën prodhuesit.
10. Shumica edhe nuk e dinë se prezervativët janë mjete ndihmëse medicinale. Andaj është e vështirë të imagjinohet diç për seks më të shëndetshëm dhe më të sigurt.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Pse ‘nuk kanë fat në dashuri’?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A