Askujt nuk mund t’i privohet e drejta për marrëdhënie seksuale. Dashuri duhet bërë, por me shumë kujdes. Kur seksi është shumë trasgresiv dhe i shfrenuar, si dhe i shoqëruar me disa ushqime afrodiziake si frutat e detit, shampanjë apo ushqime pikante, mund të ketë efekte të kundërta, sidomos te meshkujt.
Studimet më të fundit nga shkencëtarët dhe seksologët kanë treguar se ekziston një lidhje e fortë midis dhimbjes së kokës, cefalisë dhe jetës intensive dhe të shfrenuar nën çarçafë. Sipas kërkimeve shkencore, ka rezultuar se te njerëzit, sidomos te meshkujt, të bërit dashuri mund të shkaktojë një dhimbje koke apo migrenë, fillimisht të lehtë, por që shtohet me kalimin e kohës. Vetëm në Britani ky shqetësim prek mbi 9 milionë njerëz. Por rreziku është më i madh te meshkujt, pasi ata tradicionalisht kanë një rol më aktiv se femrat, duke pasur edhe një impenjim më të madh kardiak dhe vaskular.
Efektet e afrodiziakëve
Ajo që është e çuditshme në këtë zbulim është fakti se dhimbja rritet proporcionalisht me eksitimin, duke arritur pikën e saj me “kulmin” e kënaqësisë. Rreziku shtohet më shumë nëse marrëdhënia intime është trasgresive dhe shoqërohet me disa ushqime që konsiderohen afrodiziake si vera, djathi, çokollata, ushqime pikante apo gocat e detit, të cilat shpesh janë të pranishme në takimet intime. Ndërkohë që ky shqetësim është emërtuar “cefalia para aktivitetit seksual”, dhe nëse 50 për qind e meshkujve që vuajnë edhe nga migrena, atëherë ajo “shndërrohet” në hipertension dhe probleme të tjera më të rënda. Me një fjalë, kjo dhimbje koke, e lënë pas dore, mund të sjellë edhe vdekjen. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve të meshkujve pas një raporti intensiv.
Këshilla
Sigurisht që nuk mund të thuhet se duhet të hiqni dore nga marrëdhëniet seksuale, por është shumë e lehtë të bëni dashuri pa shkaktuar dhimbje koke. Për këtë mjafton të evitoni seksin e fortë. Edhe pse gjendjet stresuese mund të jeni të pranishme në shumë momente të jetës suaj të përditshme intimiteti me partneren tuaj duhet të jetë shumë i qetë. Është e këshillueshme të evitoni përdorimin e produkteve farmaceutike për mangësitë në funksionet seksuale. Hiqni dorë nga ushqimet e rënda dhe të forta para një marrëdhënieje seksuale. Nëse vuani nga dhimbja e kokës apo migrena, evitoni konsumimin e pijeve alkoolike dhe ushqimeve pikante. Për këtë është i nevojshëm komunikimi i mirë në çift, në mënyrë që partnerët të ndihmojnë njëri-tjetrin për të shmangur problemet e ndryshme, qoftë edhe ato të jetës seksuale.
Bëni masazhe çlodhëse
Nëse doni të çlodhni partnerin, për t’i larguar atij dhimbjen e kokës duke bërë diçka të veçantë dhe shumë provokuese, bëjini një masazh. Masazhi është më i përshtatshmi për ta kthyer një mbrëmje të zakonshme në magjike.
Nëse ai ka nevojë çlodhet
Përgatisni një përzierje me bimë dhe lule çlodhëse dhe që largojnë stresin si kamomili, rozmarinë, trëndafili, jargavan dhe sherbelë. Gjethet hidhini në një enë me 200 ml. Ujë dhe ziejini për 10 minuta, më pas lërini të ftohen. Masën mund ta përdorni për të masazhuar zonat e buta. Në këtë mënyrë do të largohet tensioni i akumuluar, dhe lëkura do të mbetet e butë dhe e shkëlqyeshme. Masazhoni shpinën duke lejuar majat e gishtave te masazhojnë mbi vertebrat, duke ushtruar pak presion me pëllëmbët e duarve në anët e shpinës dhe të hijeve. Kaloni te shpatullat, në të cilat rrëshqisni duart para dhe pas për rreth 5 minuta, që më pas të masazhoni qafën me majat e gishtave, në drejtimin vertikal.
Nëse ai/ajo ka nevojë të rizgjohet
Me stimuj të lehtë, lëvizje të qeta dhe çlodhëse prekni lehtë lëkurën, duke insistuar me muskujt e shpinës, në mënyrë që të ulni tensionin dhe ç’tendosni muskujt. Më pas vazhdoni me prekje më energjike, duke e shtypur lëkurën me duar dhe me majat e gishtave. Përfundoni duke ‘rrahur’ shpinën, me grushte apo me pëllëmbët e hapura, me drejtimin nga poshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A