Stagnimi i zhvillimit të muskulaturës mund të ndikojë në zvogëlimin e masës muskulore, në humbjen apo zvogëlimin e dukshëm të vullnetit, energjisë dhe kontinuitetit të stërvitjeve në përgjithësi
Idriz Humolli
Ekspert i Bodibildingut
"Fitness Gym Prishtina”
Pallati i Rinisë dhe Sporteve
tel. + 377 45 275 757
Në intervale të caktuara kohore është e mundur që të vie deri te stagnimi i zhvillimit të masës muskulore. Edhe përkundër zbatimit të intensitetit të mjaftuar të stërvitjeve, muskuli apo grupi i muskujve të caktuar, nuk reagon në mënyrë adekuate dhe të dëshiruar. Pasi që stërvitja muskulore paraqet procesin në të cilin bëhet angazhimi muskulor, nënshtrimi adekuat dhe i rregullt i ngarkesës së madhe, e shtynë muskulin që të luftojë dhe të bëjë përpjekje që të rrisë masën muskulore, e cila masë në të njëjtën kohë, paraqet të ashtuquajturin reaksion mbrojtës të muskujve.
Periudha kohore e zhvillimit të shpejtë dhe permanent e forcës dhe masës muskulore, e cila është prezente në fillim të aplikimit të drenazhit, zakonisht zgjatë 2-3 vitet e para dhe, pastaj në raste të shpeshta, në forma të ndryshme, paraqitet stagnimi i rritjes dhe zhvillimit të njëjtë apo disa grupeve të caktuara të muskulaturës.
Stagnimi i zhvillimit të muskulaturës ndikon negativisht dhe në mënyrë destimulative në individin e caktuar, gjendje kjo që në disa raste përcillet edhe me ndërprerjen e trenazhit për një kohë, qoftë të gjatë apo të shkurtër. Kjo ndërprerje mund të ndikojë në zvogëlimin e masës muskulore e natyrisht edhe të forcës, si dhe me humbjen apo zvogëlimin e dukshëm të vullnetit, energjisë dhe kontinuitetit të stërvitjeve në përgjithësi. Meqenëse, si rezultat i stagnimit të rritjes dhe zhvillimit të muskulaturës është zakonisht adaptimi i muskulaturës në intensitetin e njëjtë, atëherë është e domosdoshme që të bëhen aso ndryshimesh të cilat kanë për qëllim evitimin e përshtatjes, adaptimit dhe që programi i stërvitjeve të freskohet me elemente të reja, të ndryshuara dhe modifikuara.
Njëra prej metodave mjaftë efikase që ka për qëllim evitimin e stagnimit në zhvillimin dhe rritjen e muskulaturës është e njohur me emrin: konfuzion muskulor.
Metoda e konfuzionit muskulor karakterizohet me veprimet si vijon: ndërrimi permanent i llojeve të ushtrimeve që aplikohen për stimulimin, forcimin dhe zhvillimin e grupit të caktuar të muskujve, ndryshimin në numrin e serive dhe përsëritjeve brenda një serie, ndryshimi i kohëzgjatjes së pushimit në mes të serive si dhe në mes të trajnimeve, qofshin ato të dedikuara grupit të njëjtë apo grupeve të ndryshme të muskujve.
Sa për ilustrim po paraqesim një shembull të një varianti që i përgjigjet kësaj metode (konfuzionit muskulor) e që ka të bëjë me trenazhin javor, dedikuar forcimit dhe zhvillimit të muskujve të shpinës: trajnimi i parë brendajavës:
* tërheqja – ngritja e trupit në hekur (para qafe) 4 seri nga 8 përsëritje,
* tërheqja e peshës përmes rrotulluesit të tretë (tërheqja horizontale e litarit), 4 seri nga 10 përsëritje,
* ngritja e peshës njëdorëshe nga pozita e kërrusur, 4 seri nga 10 përsëritje,
* trajnimi i dytë brendajavës (ndryshimi)
* tërheqja e peshës në "Latmakine" – 4 seri nga 10 përsëritje
* ngritja e peshës përmes shufrës "T" – 3 seri nga 8 përsëritje
* ngritja e peshës nga pozita e kërrusur deri në drejtimin e plotë të trupit – 4 seri nga 8 përsëritje.
Në bazë të shembujve të përmendur, mund të hartohen dhe programohen edhe shembuj tjerë dedikuar grupeve tjera të muskujve. Duke ndryshuar ushtrimet që kanë për qëllim stimulimin dhe zhvillimin e grupit të caktuar të muskujve, numrin e serive, përsëritjeve dhe peshës me të cilën ekzekutohet ushtrimi, bëhet evitimi i adaptimit dhe stagnimit e në të njëjtën kohë bëhet edhe stimulimi i grupit të caktuar të muskujve në rritjen dhe zhvillimin e tyre permanent, duke mundësuar njëkohësisht që muskuli i caktuar të goditet fuqishëm nga më shumë apo nga të gjitha këndet me qëllim të arritjes së formës dhe masës së dëshiruar.
Kjo metodë zakonisht përdoret në afatin prej dy muajve, pastaj ushtruesi përsëri vazhdon me aplikimin e metodës dhe sistemit të tij personal të trajnimit, i cili sistem pas periudhës së kaluar tani do të paraqes gjithashtu freskim dhe një risi për të gjithë muskujt.
– Motoda e trajnimit instinktiv – gjithashtu paraqet metodë efikase që ka për qëllim evitimin e adaptimit (standardizimit) të rritjes dhe zhvillimit muskulor, e cila zakonisht aplikohet në periudhën kohore prej 2 – 3 javësh. Sipas kësaj metode, ushtruesi gjatë tërë kësaj periudhe nuk është i detyruar që t’i përmbahet planit dhe programit të mëparshëm të ushtrimeve, sipas të cilit ishin të caktuara se cilat grupe të muskujve do të ushtrohen në ditën e caktuar, sa seri dhe nga sa përsëritje do të ekzekutohen për ushtrimin e caktuar e tjera. Por, tani sipas kësaj metode, gjatë kësaj periudhe do të ekzekutohen vetëm ato ushtrime të cilat më tepër paraqesin kënaqësi të veçantë për ushtruesin, ndërsa numri i serive dhe përsëritjeve nuk do të jete i përcaktuar, por do të caktohet instinktivisht në momentin e caktuar sipas dëshirës apo disponimit momental.
Gjatë kohës kur aplikohet trajnimi instiktiv, ushqimi merret kryesisht sipas dëshirës dhe disponimit, qoftë kur është në pyetje lloji apo numri i racioneve gjatë ditës. Megjithatë, kujdesi i mjaftuar duhet të jetë prezent, sepse ushqimi i tepërt dhe krejtësisht i pakontrolluar, përveç ngarkesës së organeve të tretjes gjatë kësaj periudhe, mund të sjellë edhe deri te krijimi i shtresës dhjamore, e cila gjë mund të prishë apo të çrregullojë zhvillimin apo pamjen harmonike të trupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Doni të dini kur do martoheni? Shikoni vijat në dorën tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos