Pesha e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik me siguri do ta shkurtojnë jetëgjatësinë tuaj, por cila është më e keqe? Hulumtimi i ri ka treguar se mungesa e aktivitetit fizik shkakton dy herë më shumë vdekje, në krahasim me mbipeshën.
Shkencëtarët nga Britania e Madhe e kanë kryer një studim, në të cilin morën pjesë 330.000 meshkuj dhe femra. Studimi zgjati rreth 12 vjet, ndërsa gjatë kësaj periudhe studiuesit ua matën pjesëmarrësve rregullisht indeksin e masës trupore, perimetrin e belit, nivelin e aktivitetit fizik dhe e analizuan gjendjen e përgjithshme të shëndetit.
Rezultatet treguan se rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme kanë personat të cilët nuk janë fizikisht aktiv, se ata indeksi i masës trupore i të cilëve është më shumë se 30.
Gjithashtu, studiuesit kanë konstatuar se mjaftojnë 20 minuta ecje në ditë që rreziku i vdekjes së parakohshme të ulet me 30%, pavarësisht peshës trupore.
Aktiviteti fizik në mënyra të ndryshme ka një efekt pozitiv mbi shëndetin. Ai e rregullon nivelin e shtypjes së gjakut, rregullon shpërbërjen e glukozës, ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe rregullimin e kolesterinës në gjak.
Me fjalë të tjera, aktiviteti fizik do të ketë efekt pozitiv mbi shëndetin tuaj, pavarësisht peshës trupore.
Meshkujt në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm, thanë studiuesit. Meshkujt zakonisht kanë jetëgjatësi më të shkurtër dhe perimetër më të madh të belit.
Kjo është pikërisht arsyeja se pse është e rëndësishme që ata sa më herët në moshë të fillojnë me ushtrimet e përditshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!