Çfarë është dhe cilat janë rreziqet e lindjes së fëmijës me një sindromë të tillë. Dhe rastet kur mund të përsëritet në shtatzënitë e dyta...
Sindroma Down është një nga anomalitë e shpeshta gjenetike që hasen në lindje. Kjo sindromë është përshkruar për herë të parë më 1866 nga John Langdon Down, por deri në 1959-ën, kur u zbulua për herë të parë defekti në kromozomin 21, pra ndarja anormale e qelizave të kromozomit 21, shkaktarët e kësaj sindrome ishin të panjohur.
Trisomnia 21. Më shumë se 90% e rasteve me Sindromën Down shkaktohen nga Trisomia 21. Një kromozom shtesë (në kromozomin 21) ekziston tek spermatozoidi ose tek veza. Kur veza takohet me spermatozoidin dhe formohet veza e fekonduar, në kromozomin 21 ka tre kromozome. Të gjitha qelize! që do të ndahen, kanë tre kromozome në kromozomin 21.
Risku për Trisominë 21
Disa prindër kanë një risk më të lartë për të pasur fëmijë me Sindromën Down.
Në këto faktorë risku futen:
– Mosha e nënës. Veza e një nëne të moshuar ko risk të ndahet jo në mënyrë korrekte, çka rrit mundësinë për të pasur një fëmijë me Sindromën Down.
– Kur kanë një fëmijë të lindur më parë me Sindromën Down. Në përgjithësi, çiftet që kanë një fëmijë të lindur me Sindromën Down, kanë risk më të lartë për të lindur një fëmijë tjetër me të njëjtën sindromë (rreth 1%).
Trisomia 21 Mozaik – Kjo formë është e rrallë (në më pak se 2 % të rasteve). Është e njëjtë me Trisominë 21, vetëm se kromozomi shtesë 21 haset jo në të gjitha qelizat, pra ka qeliza normale dhe anormale. Kjo anomali ndodh posi veza është fekonduar. Emri "mozaik" rrjedh nga prania e qelizave normale dhe anormale njëkohësisht.
Trisomia 21 Translocation – Haset në 3-4 % të rasteve. Ndonjëherë, pjesë nga kromozomi 21 ngjiten një kromozomi tjetër (translokacion), zakonisht kromozomit 13, 14, 15 para dhe pas konceptimit. Kështu që qelizat do të kenë 45 kromozome dhe jo 46 që kanë normalisht. Do të kemi vetëm një kromozom 21 dhe materiali gjenetik i kromozomit që mungon do të vendoset tek një kromozom tjetër.
Për çiftet që kanë një fëmijë të lindur me Sindromën Down, si pasojë e translokacionit në kromozomin 21, risku për të lindur në një shtatzëni të ardhshme një fëmijë me Sindromën Down është i lartë. Kjo ndodh për arsye se një nga prindërit do ta ketë të trashëguar këtë defekt. Shanset për ta transmetuar këtë defekt varen nga seksi i prindit që e ka defektin në kromozomin 21 . Nëse e ka babai, risku i transmetimit është 3 %, ndërsa kur e ko nëna, risku i transmetimit tek fëmija është 12 %. Në të gjitha rastet e Sindromës Down, por në mënyrë të veçantë në rastet translokacion Trisomi 21, është e domosdoshme që prindërit të bëjnë një konsultim gjenetik përpara shtatzënisë për të përcaktuar riskun.
Faktorët ambientalë që shkaktojnë Trisominë 21 nuk dihen ende.
Mosha e nënës Shanset për të pasur një fëmijë me Sindromën Down
20 1 në 1600 raste
25 1 në l300 raste
30 1 në 1000 raste
35 1 në 365 raste
40 1 në 90 raste
45 1 në 30 raste
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit