E hidhni pluhurin në filxhan, e derdhni ujin e nxehtë dhe pija është e gatshme. Por sa është e mirë për shëndet kafeja e përgatitur në këtë mënyrë?
Kafeja nga qesja është më e thjeshtë për përgatitje, por a e dini që ajo në qese përmban yndyra, sheqerna dhe aroma artificiale dhe shumë pak kafeinë?
Po, hulumtimi i Stiftung Warentest ka treguar që instant cappuccino ose kafeja me qumësht, ose ajo popullore 3 në l, përmban edhe deri 60 për qind sheqer, respektivisht deri katër kocka në dy decilitër pije, transmeton Telegrafi.
Nëse në deklarim shkruan që pluhuri përmban shurup të glukozës, laktozë ose glukozë – bëhet fjalë për sheqerin. Por aty gjenden edhe substanca të tjera, si ato që përdoren për krijimin e shkumës, pastaj aroma e vaniljes, karameles, lajthive, si dhe shurupet e aromatizuara të sheqerit.
Duke përzier këta përbërës krijohet pija me shumë pak kafeinë, madje me aq pak, saqë bëhet fare e parëndësishme për organizmin tonë. Dhe pasi që shumica e njerëzve pinë kafe për të pasur vigjilencë më të lartë, në vete fusin gjithçka, vetëm jo edhe atë për çka kanë nevojë.
Kafeja e ftohtë mund të përmbajë edhe më shumë kalori, sepse përmban sasi më të madhe të yndyrave. Pasi që shumë nga pluhurat përzihen me qumësht, edhe aty ekziston kurthi, qumështi ngre vlerën kalorike të pijes dhe dëmton vitalitetin tuaj.
Si ta dini nëse ka shumë sheqer?
Rregullat evropiane kërkojnë nga prodhuesit që të deklarojnë të gjithë përbërësit në deklaratë dhe t’i rendisin sipas përqindjes apo kuantitetit të tyre.
Nëse në paketim sheqeri është në majë të listës, do të thotë që është – për së tepërmi. Prandaj, nëse kujdeseni për sasinë e kalorive.
Shumë më sigurt është të bëni cappuccinon tuaj ose kafenë me qumësht dhe atë më së miri me kafe të zakonshme ose espresso. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!