Strijat janë shenja të cilat nuk eliminohen përfundimisht, por me disa produkte natyrale, zbehja e tyre mund të jetë e suksesshme.
Strijat, janë një problem serioz për lëkurën, që vijnë së pari nga gjenet, por edhe nga ndryshimet e menjëhershme të lëkurës. Kur lëkura zgjerohet ose tkurret shumë shpejt, në raste si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni apo rritje gjiri, krijimi i strijave është pothuaj gjithmonë i mundur.
Vaj bajame dhe vajra esencialë (livandë, trëndafil, mente etj)
Masazhi me vaj bajame është këshilla kryesore që japin dermatologët për reduktimin e strijave. Nëse përdoret shpesh dhe i përzier, vaji i bajames është një zgjidhje e mirë për zvogëlimin e gjerësisë së tyre. Por vajin e bajames mund të përziesh me vajra të tjerë natyralë (vaj ulliri, vaj kokosi, vaj jojoba, etj.) dhe të aplikohet çdo natë mbi strijat e formuara.
Edhe vaji i ullirit është mjaft i rekomanduar për zbehjen e strijave të lëkurës, sepse është i pasur me vitaminë E, vitamina që neutralizon radikalet e lira në lëkurë, duke e mbajtur atë të zhdërvjellët.
Pi shumë ujë dhe evito pijet e gazuara
Përveç arsyeve të njohura, një arsye shumë e rëndësishme në formimin e strijave në lëkurë është mungesa e lagështirës. Trupi ka nevojë të jetë i hidratuar, në mënyrë që të shmangë sa më shumë dëmtimet që ndodhin në lëkurë. Duke shmangur kafeinën, pijet me sheqer, por edhe lëngjet e gazuara, do ta kesh më të lehtë ta mbash trupin gjithmonë të hidratuar.
Trajtim me të bardhën e vezës
Si në çdo rast të përdorimit të saj në lëkurë, e bardha e vezës është mjaft e rekomanduar edhe për të zbehur strijat në trup. Vetëm e bardha e vezës (pa të verdhën) mund të përdoret edhe më shumë se një herë në ditë nëse do të përshpejtosh zbehjen e strijave.
‘Scrub’ me sheqer
Rekomandohet në këto raste sheqeri i errët. Përzije ½ filxhan sheqer me lëngun e një limoni dhe shtoji një lugë çaji vaj bajame. Sa herë që mund të jesh duke bërë dush, kjo përzierje do të të ndihmojë ta bësh lëkurën të shkëlqejë.
Aloe vera
Njihet si një nga bimët që bën mrekulli në lëkurë, jo vetëm sa u përket trajtimeve të djegieve, por edhe për të minimizuar strijat. Ёshtë e thjeshtë për t’u përdorur, mjafton që xhelin e aloes ose vajin ta aplikosh mbi strija dhe lëre derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përziesh aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikosh mbi lëkurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
Heqja e mitrës mund të shkaktojë probleme të mëdha
Tekstilet Lino
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?