A mund ta besoni që mund të paguani dikë që t’ju përkëdhelur ose dikë që t’ju shoqërojë ditën e dasmës? Ndër profesionet e tjera më të çuditshme janë edhe vajtuesit e vdekjeve dhe instruktorët e sërfit për qentë…
Duket se mund t’i paguash njerëzit për të bërë gjithçka në ditët e sotme. Ju mund të paguani njerëz që t’ju shëtisin qenin, t’ju mobilojnë shtëpinë, por a e dini se mund të paguani edhe për dikë që t’ju përqafojë kur jeni të vetmuar?
“Mjelës” i gjarpërinjve
Personave që mjelin gjarpërinjtë, u duhet të bëjnë njërën ndër punët më të rrezikshme, por edhe më të çuditshme në botë. Ata nxjerrin helmin nga gjarpërinjtë më të frikshëm, helm ky që përdoret më pas për të krijuar një antihelm për përdorim spitalor dhe laboratorik, që mund të shitet për plot 1000 dollarë grami.
Shoqëruese nusesh
Nuk ua keni besën shoqeve të ngushta? Mund të punësoni shoqëruese profesioniste nusesh, të cilat ndihmojnë nusen në ditën e saj të madhe. Jen Glantz, themeluese e “Punëso një shoqëruese”, thotë se kompania ofron “shoqëruese nusesh të fshehta” dhe shërbime personale për nuset dhe festën e dasmës. Çmimi? Nga 300 deri në 2000 dollarë për çdo dasmë.
Zhvendosës ajsbergu
Zhvendosja e ajsbergëve u bë një profesion që pas mbytjes tragjike të Titanikut në vitin 1912. Patrulla Ndërkombëtare e Akullit (IIP), që u themelua një vit më vonë, operohet nga Roja Bregdetare Amerikane. Punonjësit lokalizojnë ajsbergët dhe ofrojnë rrugë të sigurta rreth tyre. Nëse është e nevojshme, ata mundësojnë edhe zhvendosje të ajsbergut nga ajo zonë.
Vajtues
Vajtuesit profesionistë marrin pjesë në funerale dhe vajtojnë një person të vdekur. Një kompani në Angli, e quajtur “Merr me qira një vajtues” është e specializuar në këtë industri dhe ofron vajtues me çmimin prej 70 dollarësh për dy orë.
Instruktor sërfi për qentë
Mund t’i gjeni në resortet turistike buzë oqeaneve. Instruktorët e qenve që bëjnë sërf janë një profesion më vete. Të specializuar në mësimin e njerëzve dhe qenve si të qëndrojnë mbi tabelën e sërfit, nëse dëshironi një cilësi që ta dallojnë qenin tuaj nga të tjerët, shfrytëzojeni.
Masazhatorë fytyre
Të pagëzuar si “shkencëtarë ndjesorë”, këta masazhatorë fytyre bëjnë më shumë se aq. Ata mund të punësohen për 25 dollarë ora për të kuptuar efektivitetin e produkteve si losionet ose pastruesit e fytyrës.
Ledhatues
Kush mund ta mendojë se ledhatimi është një profesion? Mos u habisni! Këta persona paguhen 80 dollarë në orë për të qëndruar të përqafuar me të tjerët.
Artistë të hirit
Artistët e portreteve nga hiri mund të krijojnë vepra arti me hirin e një personi që është ndarë nga jeta. Shumë persona i punësojnë këta njerëz që të bëjnë një send me të cilin mund ta kujtojnë gjithnjë personin e zemrës duke e pasur me vete, si për shembull një varëse.
Nuhatës të frymës
Këta vlerësues të frymës punojnë zakonisht për kompanitë që prodhojnë çamçakëz, mente, pasta dhëmbësh apo produkte të lëngshme për larje goje. Ata vlerësojnë efektivitetin e produkteve dhe u japin një mendim prodhuesve.
Pritës në radhë
Tepër të padurueshëm për të pritur në radhë? Punësoni një profesionist që ka durimin që ju mungon, shkruan Shqip. Për 1000 dollarë në javë, dikush do të qëndrojë në radhë për ju në ditët më të ngarkuara të blerjeve.
Shijues të ushqimit të qenve
Nuk ia keni besën ushqimit të qenit tuaj? Punësoni një njeri që do ta shijojë ushqimin e bërë posaçërisht për të dhe që do t’ju thotë nëse cilësia e produktit është ajo e duhura. Këta persona vlerësojnë gjithashtu vlerën ushqyese të produkteve për kafshët.
Përcaktues të seksit te pulat
Persona të veçantë paguhen në Japoni apo Britani, deri në 60,000 dollarë në vit për të vlerësuar gjininë e një pule, duke u mbështetur tek intuita.
Shkrues mesazhesh për biskota
Tepër të pëlqyera nëpër botë, biskotat e fatit kanë nevojë të shkruhen nga një person i vërtetë. Në fakt, prodhuesit e këtij produkti punësojnë shkrimtarë që shkruajnë vargje të cilat i motivojnë njerëzit. Puna paguhet rreth 40,000 dollarë viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet