LAJMI I FUNDIT:

Martesat poligamike, janë të mira për shëndetin dhe të ardhurat e familjes

Martesat poligamike, janë të mira për shëndetin dhe të ardhurat e familjes

Është ëndërr e shumë meshkujve, por makth për gjininë tjetër.

Mirëpo, martesa me shumë gra, del të jetë më e mirë për të gjithë familjen, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri mbi poligaminë – rasti ku mashkulli ka më shumë se një grua në të njëjtën kohë – zbulon se drejton tek një shëndet më i mirë dhe pasuri për femrën dhe fëmijët e saj.

Kur në vendet në mbarë botën e ndalojnë dhe e gjykojnë, martesën e dyfishtë apo të shumëfishtë, kjo traditë është normale në Tanzani.


Në hulumtimin që është bërë në 56 fshatra të pjesën lindore të vendit, ku është i përhapur shumë ky fenomen, del se jeta atje është shumë e mirë.

Madje, më të kënaqura me poligaminë janë vet gratë, të cilat i ndajnë punët dhe nuk kanë nevojë të bëjnë tërë punët vetëm.

Kjo posaçërisht shihet si e domosdoshme në vendet ku ushqimi gjendet me vështirësi, por edhe në pjesët urbane nuk është i panevojshëm.

Meqenëse shumë gra punojnë, fëmijët po rriten vetëm.

Nëse në shtëpi do të ishte ehe një grua tjetër, rritja e fëmijëve, do të ishte shumë më e lehtë, e poashtu edhe përgatitja e ushqimit. /Telegrafi/