Nëse ju dhe partneri mësoheni me njëri-tjetrin edhe marrëdhënia juaj do të jetë gjithashtu e rehatshme.
Ju do filloni të mos përdorni grimin apo do të shkoni në tualet pa e mbyllur derën. Do të tradhtoni xhinset pas trupit për pizhamet dhe bërja e pedikyrit do të zhvendoset nga tualeti te dhoma e ndenjes në mënyrë që të shihni bashkë një serial të preferuar.
Bashkë me këtë rehati të re fizike, ju do të jeni edhe më relaksuar në të folur. Por megjithatë pavarësisht kësaj, ju ende vazhdoni të thoni gjëra që në fakt NUK i thuhen njeriut me të cilin jeni lidhur apo martuar.
1- Ai/Ajo djali/vajza është shumë i/e mirë
Është njerëzore të vëzhgosh të tjerët herë pas here, por nuk është e nevojshme t’i thoni partnerit se një person i caktuar që sapo patë është shumë i bukur. T’i shprehni partnerit/es këtë kompliment për dikë tjetër, do të thotë të shkaktoni dyshime të panevojshme, mungesë respekti dhe shqetësim të tepërt. Mos e bëni partnerin/en të vuajë për shkak se ju kapi syri një person kaq të bukur. Në vend të kësaj, tregohu e kujdesshme dhe mundohu të zgjedhësh fjalët e duhura.
2- "Ti gjithmonë…" ose "Ti kurrë…"
Të bësh deklarata përgjithësuese dhe të drejtosh gishtin te partneri nuk është aspak gjest efikas. Kur ti thua fjalët "Ti gjithmonë…" apo "Ti kurrë", mesazhi i asaj që do të thuash humb në tonin tuaj armiqësor dhe partneri shumë shpejt do mendoj të mbrohet. Në vend që t’i drejtoni fajin dhe të tregoni me gisht, përqendrohu në situata specifike. Një tjetër mënyrë e duhur për të pasur një bashkëbisedim të pranueshëm është që të zëvendësoni "Ti" me "Unë".
Për shembull: Në vend që të thuash "Ti kurrë s’më ndihmon me larjen e enëve" thuaj diçka të tipit "Më duket se i kam larë gjithmonë unë enët. Do ta vlerësoja vërtetë nëse do të më ndihmoje me diçka".
3- "Nuk e përballon dot atë"
Askujt nuk i pëlqen t’i thuash se nuk e bën dot diçka, sidomos nga partneri. Thuajini të dashurit tuaj se si duhet ose jo t’i shpenzojë paratë dhe nëse mbani financa të ndara atëherë mos i thoni se çfarë mund ose jo të përballojë ai.
Nga ana tjetër, nëse ti dhe partneri i mbani paratë bashkë dhe ai po i shpenzon ato padrejtësisht, atëherë është e justifikueshme të uleni e të bisedoni për këtë çështje. Për të shmangur fyerjet ndaj tij, flisni për menaxhimin e parave qetësisht. Përdor "ne" në vend të "Ti" dhe bëj më të mirën që situata të kuptohet sa më qartë.
4- "Seksi ishte i mrekullueshëm" (kur nuk ishte i tillë)
Të flasësh për seksin në një marrëdhënie mund të jetë e vështirë, sidomos nëse e vërteta është e vështirë apo e turpshme të thuhet. Nuk ka rëndësi se sa e vështirë mund të jetë ajo, ju nuk duhet t’i thoni kurrë partnerit se seksi ishte i mrekullueshëm, kur në fakt nuk ishte i tillë. Ndonjëherë ju mund të largoheni pa thënë asgjë por nëse një bisedë e tillë nis, ateherë jini të sinqertë. Ndoshta edhe do të lëndoni ndjenjat e partnerit tuaj por ta gënjeni atë për kënaqësinë seksuale është edhe më e rrezikshme.
Në vend të kësaj, thojini partnerit çfarë ju pëlqen ose jo, çfarë ju bën të ndiheni mirë si apo se çfarë ju prish humorin.
5- Qetësohu
Në vend që t’i thoni partnerit të qetësohet mundohuni të jeni të kuptueshme dhe mbështetëse rreth gjërat që mund ta kenë mërzitur apo shqetësuar. Çuditërisht kur i themi dikujt ‘Qetësohu", ata priren të bëhen më histerik!
6- "Të urrej"
Kjo fjalë është njësoj e fuqishme si ‘Të dua". Njerëzit në përgjithësi në momente nervozizmi thonë gjëra që në fakt nuk i mendojnë. Megjithatë nuk ka rëndësi se sa me nerva jeni me njëri-tjetrin, ju nuk duhet t’i thoni kurrë partnerit ‘Të urrej’. Ndoshta më pas ju do të qetësoheni por ama shija që lë pas kjo thënie vështirë se do të harrohet.
7- "Boll pyete nëse je i shëndoshë!"
Çështjet e imazhit të trupit tuaj janë çështje serioze dhe nuk duhen marrë lehtë. Nëse partneri juaj ka një zakon që pyet shpesh nëse duket i shëndoshë, mos i injoro përgjigjen. Përkundrazi, kushtoji vëmendje dhe bëjeni atë të ndihet mirë, kur ai s’mund ta bëjë këtë me veten e tij. Të përballesh me të njëjtën pyetje në mënyrë të vazhdueshme mund të jetë e lodhshme, por nëse vërtet ju intereson partneri juaj atëherë bëjeni atë të ndihet i veçantë.
Kur çështjet e imazhit të bëhen sërish temë bisede mos u nervozo por bëjani të qartë sesa tërheqës është ai për ju. Kështu do ta bëni atë të fitojë siguri te vetja dhe të vlerësojë edhe më shumë lidhjen me ju.
8- "Nëse më do vërtet.."
Në shumicën e rasteve kur një partner thotë "nëse më do vërtet’ kjo shprehje ndiqet pas nga thënie manipuluese, komente apo kërkesa të veçanta. Besojeni ose jo, manipulimi është një nga format më të forta të abuzimit emocional në një marrëdhënie, shkruan Anabel. Shkaku se përse partneri juaj mund veprojë në mënyrë manipuluese është që t’i dalë e vetja, ndonëse manipulimi mund të jetë i hapur, në formë argëtimi, apo i ulët.
9- "Je fiks si ish-i im"
Mund t’ju duket normale të krahasosh partnerin aktual me dikë, me të cilin keni pasur lidhje në të shkuarën, por nuk është kështu. Të flasësh për lidhjet apo ngjarjet e dhimbshme të së shkuarës është pjesë normale e çdo lidhjeje por ajo që është shumë e rëndësishme është mosbërja e krahasimeve.
Mendojeni kështu: Si do të ndiheshit ju nëse ai do t’ju krahasonte me një ish-partnere? Nëse lind një situatë e caktuar kur partneri juaj është duke bërë diçka që ju kujton një përvojë të dhimbshme të së shkuarës, përpiquni t’i shpjegoni dhimbjen që ndjeni dhe t’i tregoni se si mund t’i ndreq këto sjellje. Nuk është e nevojshme të bësh krahasime të kësaj natyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet