Në takimin e parë me dikë, personi tjetër i kushton rëndësi këtyre pikave.
Që nga momenti kur takoni dikë për herë të parë, ju dëshironi të kuptoni se kush është personi në fjalë dhe çfarë përfaqëson ai. Kjo është arsyeja se përse ju mund të jeni në vëzhgim për cilësi të veçanta si ndershmëria, dashamirësia dhe inteligjenca.
Nëse i kushtoni vëmendje këtyre gjërave, kjo mund t’ju ndihmojë ju të vlerësoni nëse dëshironi të vazhdoni një marrëdhënie intime ose jo me një person.
Gjykimi i karakterit mund të jetë po aq ndihmues në vendime të rëndësishme si vazhdimi i një marrëdhënieje romantike, punësimi apo pranimi i një pune. Duke u bazuar te këto gjëra, kjo është mënyra sesi njerëzit e gjykojnë personalitetin tuaj dhe përcaktojnë se cilët jeni ose jo.
1- Shkrimi juaj
Sipas një studimi, mënyra sesi dikush shkruan dhe madhësia e shkrimit të dorës mund të thotë disa gjëra për të. Nga kërkimet e bëra nga “National Pen Company” është zbuluar se personat që kanë një shkrim dore të vogël kanë tendencën të jetë të turpshëm, tepër të përpiktë dhe të zellshëm, ndërsa njerëzit që përpiqeshin të fitonin vëmendje sipas studimit janë ata me shkrim dore të madh.
Ata që i marrin gjërat seriozisht ushtronin më shumë presion mbi penën kur shkruajnë ndërsa njerëzit me shkrim të lehtë kanë tendencën të jenë të dhembshur dhe shumë më të ndjeshëm.
2- Ngjyra juaj e veshjes
Sipas një artikulli të botuar në revistën “Psychology Today”, ngjyrat që ju zgjidhni për veshjet tuaja kanë tendencën të thonë shumë për ju. Njerëzit që përgjithësisht zgjedhin ngjyrën e zezë janë të ndjeshëm, me shpirt artistik dhe të kujdesshëm ndaj detajeve, ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e kuqe e jetojnë jetën në maksimum dhe janë shumë aktiv.
Njerëzit që pëlqejnë ngjyrën jeshile janë besnikë dhe të dashur ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e bardhë janë të organizuar dhe racional. Ata që kanë blunë si ngjyrë të preferuar janë të qëndrueshëm, sensitiv dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve.
3- Ngrënia e thonjve
Sjelljet e caktuara dhe të përsëritura të trupit tuaj mund të thonë gjithashtu shumë për personalitetin tuaj. Mënyra se si trupi juaj reagon ndaj situatave të caktuara, mënyra sesi kapni flokët, hani thonjtë apo merreni me lëkurën tuaj mund t’ju tregojë të padurueshëm, të frustruar, të mërzitshëm dhe të pakënaqur.
Le të marrim si shembull ngrënien e thonjve. Sipas një studimi, sugjerohet që ata të cilët hanë thonjtë kanë tendencën të jenë perfeksionist, të tensionuar shpesh nervoz.
4- Këpucët tuaja
Sipas një psikologu, ju mund ta gjykoni rregullisht një person duke parë këpucët e tij. Studiuesi Omri Gillath nga Universiteti i Kansas-it tregon se ekzaminimi i kostos, stilit, ngjyrës dhe kushteve të këpucëve mund t’ju tregojë 90% të karakteristikave të poseduesit/es siç mund të jetë: të ardhurat, bindjet politike, gjinia madje edhe mosha.
5- Sytë
Sytë janë pasqyrat e shpirtit tuaj. Ato mund të thonë shumë për ju, për atë çfarë mendoni, ndjenjat tuaja si dhe nëse jeni të gënjeshtar apo besnik. Sipas studimeve, njerëzit me sytë ngjyrë blu janë më pak të këndshëm dhe kanë më shumë gjasa të jenë alkoolist në krahasim me njerëzit me ngjyrë të errët.
Një tjetër mënyrë sesi sytë flasin për ju është edhe kontakti direkt. Nëse kontakti mes sysh mungon, kjo tregon gjithashtu mungesë të vetë-kontrollit dhe vullnet të dobët.
6- Përpikëria në orare
Sa herët apo vonë jeni për një takim apo mbledhje krijon gjithashtu një përshtypje, qoftë pozitive apo negative, rreth personalitetit tuaj.
Të qënurit vonë për një takim të rëndësishëm do të thotë krijimi i një përshtypjeje negative rreth jush, ndërsa të qënurit herët në një takim do të thotë se ju e merrni në konsideratë kohën e njerëzve të tjerë dhe jeni gjithashtu të organizuar dhe të vetë-motivuar.
7- Shtrëngimi i duarve
Është zbuluar se njerëzit me një shtrëngim dore të fortë tregojnë besim dhe pasqyrojnë një karakter të fortë dhe të sigurt. Njerëz të tillë janë gjithashtu të prirur të jenë ekspresiv për emocionet e tyre dhe ka pak gjasa që të jenë njerëz të qetë.
Njerëzit me shtrëngim duarsh të lehtë nga ana tjetër kanë mungesë besimi dhe gjithmonë kanë tendencën të duan rrugën më të lehtë në sfida apo probleme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A