A e ndieni se jeni beqarë në shpirt? Apo jeni nga ata persona të cilët sapo futen në një lidhje ndihen papritur si të mbytur? Beqarë ju ndodh të bëheni, por edhe të jeni shpirtërisht…ja se çfarë thotë psikologjia.
Edhe pse mund të jetë fillimi i një lidhjeje, ju mund të përfshiheni nga pasioni ndërsa për pak muaj ju ndodh të bindeni, nëse keni bërë ose jo zgjedhjen e duhur!
Dallimi mund të vërehet menjëherë, sepse beqarët në shpirt janë më të lidhur me veten se sa me ndarjen e lumturisë dhe dhimbjeve me të tjerët. Po ju cilës anë i përkisni? Ja shtatë mënyra për ta kuptuar.
Në një lidhje çift jeni katastrofë
Sado që sforcoheni për të krijuar apo për të mbajtur një lidhje të kënaqshme, asnjëherë nuk ju ecën mbarë: “kulla” që dukej se po ngrihej drejt qiellit, përfundon gjithmonë duke u shkatërruar nga vetë ju, duke qenë se në të vërtetë jeni beqarë në shpirt.
Kur jeni beqarë ndiheni më mirë
Edhe pse ndonjëherë ju kap dëshira të veproni si të gjithë, të lidheni, të fejoheni ose të martoheni, gjatë jetës tuaj fazat e të qenët vetëm, apo të beqarisë ju janë dukur më të bukura se sa ato kur keni qenë çift.
Në çift jeni grindavec/grindavece
Ju lodheni tmerrësisht shumë për të rënë dakord me një person të seksit të kundërt, sidomos kur historia bëhet serioze dhe hapësirat duhet të ndahen.
Sabotoni historitë tuaja të dashurisë
Mbase nuk e keni vënë re asnjëherë, por ka mundësi që të jeni pikërisht ju që keni lënë partnerin/partneren. Beqarët në shpirt arrijnë të bëhen të padurueshëm me tjetrin duke menduar vetëm për ndarjen dhe jo për qetësinë në shpirt.
Nuk dëshironi të ndani gjërat
Edhe pse mund të jeni shoqëror dhe të gatshëm përballë personave, ju gjithsesi jeni egoist për nga natyra. Veçanërisht në një lidhje, jo gjithmonë dëshironi t’i ndani gjërat me partnerin apo partneren.
Nuk besoni në dashuri
Ndoshta me fjalë po, por thellë-thellë nuk jeni të bindur për dashurinë, asaj nuk i besoni me zemër. Sigurisht, ka beqarë të cilët dashurohen me një person, por nuk kanë fat për të qenë gjithmonë bashkë.
Emocionet ju frikësojnë
Nuk jeni mësuar me gjuhën e emocioneve. Edhe pse mund t’ju ndodhë të pëlqeni dikë, keni frikë ta lini veten në dorë të emocioneve, shkruan gazeta-shqip. Arsyeja mbi ju është gjithmonë kryesore.
Beqaria si stil jetese
Të jesh beqarë në ditët e sotme, nuk përbën më një lajm. Shumë persona kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të zgjedhin të qëndrojnë vetëm, përpara një lidhjeje në çift dhe zotimit ndaj një personi. Ndonëse për disa mund të jetë një ndalesë e vogël derisa të gjejnë dikë tjetër, ndonjëherë të qenët beqarë bëhet një stil jetese i zgjedhur me vetëdije. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Dashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Çdo i shtati person nuk është i lidhur me “dashurinë e jetës së tij”
Kodi sekret i kënaqësisë femërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp