Ja se si të keni një lidhje të shëndoshë me partnerin tuaj.
Mundohuni tu përmbani këtyre këshillave dhe do të keni më shumë harmoni në lidhje.
1. GJYSMË ORE VETMI
Pa kalim të përbashkët të kohës kualitative lidhja juaj nuk do të mbijetojë. Çdo mbrëmje ndani së paku gjysmë ore për bisedë, përqafim ose rrini të shtrirë në qetësi. Nëse obligimet e ditës nuk ua lejojnë një gjë të tillë, një herë në muaj shkoni diku vetëm ju të dy.
2. MOS IA ZINI FRYMËN
Mbani një ekuilibër mes nevojës për të dhe dëshirës që bëjeni e pavarur. I tregoni partnerit se sa keni nevojë për të, por mos i hipni në qafë, sepse do ta ketë përshtypjen se është i zënë në kurth.
3. SHTYJENI QË TË JU ADMIROJË
Mos pritni komplimente, por thoni diçka të bukur për veten tuaj dhe në mënyrë diskrete kërkoni nga ai që të pajtohet me të. Në fund do të fillojë të vërejë se sa e bukur jeni ose si jeni rregulluar dhe në mënyrë spontane do të ju japë komplimente.
4. I TREGONI SE ÇFARË JU PËLQEN
Kur jeni në shtrat, mos hezitoni ti tregoni se çfarë ju pëlqen. Vështirë se do të ju kënaqë nëse nuk i ndihmoni. Mos keni turp sepse me të nuk do të arrini asgjë. Do të bëheni e frustruar, ndërsa një gjë e tillë nuk është e mirë për lidhjen.
5. LAVDËROJENI
Edhe meshkujve u pëlqejnë komplimentet, shikimet plor admirim dhe ndonjë buzëqeshje e ëmbël. Ia ofroni këto dhe do ta shihni se si kjo në mënyrë pozitive do të reflektohet në lidhjen tuaj. Do të jetë në humor më të mirë, ndërsa kjo do të jetë e dobishme edhe për ju.
6. INJORONI MANGËSITË
Femrave shpesh pas një kohe të caktuar fillojnë t’u pengojnë gjëra të imëta te partnerët e tyre të cilat në fillim as që i kishin vërejtur ose madje edhe i kishin tërhequr. Kur të ketë kaluar entuziazmi, mësoni ta doni me të gjitha mangësitë dhe virtytet e tij.
7. MOS E FSHIHNI PAKËNAQËSINË
Pakënaqësia e fshehur e prishë secilën lidhje. Për këtë arsye, nëse diçka ju pengon, duhet ta thoni menjëherë. Mos e shtyni bisedën për nesër, sepse në fund do të shpërthejë tërbimi. Pasi që do të jeni nxehur do të thoni diçka të cilën edhe nuk e mendoni, për të cilën më vonë do të pendoheni.
8. MOS E KRITIKONI
Dënimi dhe kritika nuk janë të nevojshme. Është shumë më mirë që ta lavdëroni kur të ketë bërë diçka mirë. Në vend se ta kritikoni secilën herë kur harron ta vendosë gotën në lavaman ose kur harron që të vendosë rrobat e palara në banjë, lavdërojeni secilën herë që bën diçka të dobishme.
9. ZGJOJENI PASIONIN
Mos lejoni që të shuhet jeta juaj seksuale. Sapo ta vëreni se “nuk është më siç ka qenë dikur”, informohuni pse ka ndodhur kjo dhe menjëherë merrni masa që ta gjallëroni sërish pasionin. Duhet ta mundni stresin, lodhjen dhe humorin e keq dhe krijojeni një mjedis romantik i cili do të ju ndihmojë që gjërat të jenë sërish si dikur.
10. LËRENI VETËM
Duhet ta dini se edhe meshkujt nganjëherë mund të përfshihen nga emocionet e forta. Për fat të mirë, ata shumë më shpejt i kthehen normales. Nëse është i hidhëruar, i pikëlluar ose i brengosur, do t’i mjaftojë gjysmë ore qëndrimi në vetmi për t’u kthyer dhe të jetë sërish ai vjetri.
11. NJË ZËNKË, PESË PUTHJE
Sipas studimeve më të reja të psikologëve, për fshirjen e një përvoje negative nevojiten pesë pozitive. Për këtë arsye, pas secilës fjalë të vrazhdë i thoni pesë komplimente dhe pas secilës zënkë përqafohuni pesë herë. Kurrë mos shkoni në shtrat pa puthje edhe nëse paraprakisht jeni grindur.
12. MOS U INATOSNI
Mësohuni që të negocioni dhe të bëni lëshime. Ndoshta në fëmijëri jeni mësuar që të gjithë t’ua lëshojnë rrugën dhe që çdo gjë të bëhet sipas dëshirës suaj, por në lidhje gjërat nuk funksionojnë ashtu. Negocioni për gjithçka që me të vërtetë e keni për zemër dhe lëshoni pe nganjëherë edhe kur keni të drejtë./Portalb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos