Russell Ward është një shkrimtar i ri kanadez, bloger dhe “udhëtar i botës”. Ai, duke u bazuar tek jeta e tij personale, ka rrëfyer mbi të jetuarit jashtë shtetit, mbi ndryshimet që i ndodhin njeriut në një moment të tillë, të cilat duket se janë të gjithmonshme.
Në verën e vitit 2012 vendosa për herë të parë që të transferohem jashtë shtetit. Ideja më vërtitej në kokë prej shumë kohësh dhe kështu fillova ta bëja konkrete.
Një vit më pas kalova transit në Vankuver, Kanada, ku i ktheva shpatullat botës së biznesit për t’iu kthyer jetës studentore. Unë nuk u ndala aty. Më vonë ishte radha e Otavës. Punoja për qeverinë, kisha një grup të ri miqsh, shtëpinë time të parë kanadeze dhe një stil jete më të qëndrueshëm.
Por unë isha ende i ri dhe i shqetësuar. Dëshira për udhëtime të reja dhe aventura më ndalte zemrën, kështu lashë Kanadanë në kërkim të vendeve të largëta dhe të ngrohta për një stil jete më relaksues. Ndalesa tjetër më çoi në fakt në Sidnejn e mrekullueshëm, në Australi. Në 12 vitet e fundit, kam jetuar në vende të ndryshme dhe kam jetuar shumë të tjerë. Kam njohur kultura dhe tradita të reja, kam përballuar pasiguritë dhe vështirësitë, kam takuar persona interesantë dhe kam bërë miqësi unike. Kam zgjedhur ta jetoj jetën time në maksimum. Sepse të jetuarit nëpër botë është një nga gjërat më emocionuese dhe më stimulante që një person mund të bëjë. Ndryshova komplet idenë për veten. Të jetuarit jashtë shtetit më ndryshoi thellësisht. Ekzistojnë në fakt katër mënyra me të cilat mund të ndryshoni edhe ju…përgjithmonë.
Nuk jeni më personi i dikurshëm
Të jetuarit jashtë shtetit është një nga përvojat më intensive që një person mund të provojë. Nuk ndryshohet vetëm puna dhe shtëpia, por më shumë se kaq. Panorama që mund të shihni nga dritarja ndryshon së bashku me gjithçka që njihnit më parë. Ndikimi është shumë i madh. Mbase nuk do ta vini re menjëherë, por një ditë do ta kuptoni. Rriteni, zhvilloheni dhe shkoni përpara. Do të gjendeni përballë vështirësish dhe pengesash, të cilat duhet t’i kaloni me të gjithë forcat. I kaloni e më pas mbani në vete “shenjat” që e provojnë këtë gjë. Disa janë pozitive dhe të tjera jo. Pra asgjë nuk do të jetë më e njëjta.
Nuk arrini dot më të ktheheni në shtëpi
Ose më mirë, mund ta bëni, por nuk do të jetë e njëjta gjë. Ndërkohë që ju keni jetuar mijëra aventura njëra pas tjetrës dhe bota juaj ka ndaluar për t’i përfshirë të gjitha, jeta “në shtëpi” duket se ka mbetur e njëjta. Njerëzit kanë shkuar në punë, të bëjnë pazaret, me pushime, kanë festuar ditëlindje, dasma, ose shtëpi të reja. Edhe pse gjithçka duket si e mbetur në vend, e vërteta është se jeta atje ka ecur edhe pa ju. Ekziston një çmim për t’u paguar për zgjedhjen e të transferuarit jashtë. Humbisni gjithçka nga jeta që kishit më parë dhe gjithçka mund të bëni është t’i vëzhgoni nga larg.
Bota juaj bëhet shumë “më e madhe”
Që nga momenti në të cilin ju e vendosni, bota juaj është zgjeruar. Skenarë të rinj, aroma, tinguj… janë shpalosur përpara jush. Kufijtë e jetës suaj janë zgjeruar. Dëshira për t’i eksploruar bëhet një mendim konstant. Nuk mund të ktheheni më mbrapsht, shkruan gazeta-shqip. Gjithmonë e keni ditur se bota është e madhe, por vetëm kur arrini në qoshet e saj më të largëta e kuptoni pafundësinë e saj, bukurinë e jashtëzakonshme.
Gjithçka është e mundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos