LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet prezervativi që iu tregon nëse jeni të infektuar

Zbulohet prezervativi që iu tregon nëse jeni të infektuar

Një grup i nxënësve, rreth 14 vjeçar kanë zhvilluar një prezervativ “të zgjuar” i cili ndryshon ngjyrën në qoftë se zbulon ndonjë infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Krijuesit Muaz Nawaz, Daanyaal Ali, si dhe Chirag Shah, nga “London’s Isaac Newton Academy”, përkatësisht zbulimi i tyre, i emërtuar si S.T.EYE, kishte fituar çmimin TeenTech Awards, i cili ka për qëllim mbështetjen e tyre në punime shkencore, inxhinierike dhe teknologjike.

Siç raportohet, prezervativët përdorin një indikator i cili ndryshon ngjyrën, varësisht nga bakteri ose infeksioni i zbuluar, transmeton Telegrafi.

Nxënësit thonë se ai mund të merr ngjyrën e gjelbër për Chlamydia, verdhë për Herpes, vjollcë për human papillomavirus, si dhe kaltër për syphilis. /Telegrafi/