LAJMI I FUNDIT:

Puna ulur vdekjeprurëse? Ja zgjidhja për të “shpëtuar”! (Foto)

Puna ulur vdekjeprurëse? Ja zgjidhja për të “shpëtuar”! (Foto)

Shkencëtarët besojnë se të ulurit për një kohë të gjatë mund të jetë po aq i dëmshëm, sa edhe konsumimi i duhanit.

Ai dyfishon rrezikun e diabetit, si dhe mund të ndikojë edhe në rritjen e sëmundjeve të zemrës.

Por edhe të qëndruarit në këmbë për periudha të gjata mund të jetë i parehatshëm dhe shkatërruese.

Asnjë shkencëtarë nuk ka besuar ndonjëherë se, do të arrihet një zgjidhje për këtë çështje.


Wayne Yeager, krijoi karrigen LeanChair, një pajisje shumë e përshtatshme gjatë punës, raporton"Daily Mail".

Ai e krijoi këtë pajisje pasi kishte lexuar për rreziqet e të qëndruarit ulur për shumë kohë, po ashtu edhe për të qëndruarit në këmbë.

Yeager pretendon se LeanChair merr rreth 25 për qind të peshës së këmbëve të përdoruesit, duke e bërë atë më të rehatshme se sa tavolina në këmbë. /shekulli/