“Nëse u referohemi ikonave të kinemasë dhe spektaklit, s’është e vështirë për të bërë një tipologji sharmesh femërore”, shprehet psikologu, seksiologu, autor i disa librave, Willy Pasini.
Gruaja sensuale
E përdor sharmin për të joshur. Shembujt janë pa fund, që nga Kleopatra deri te Sharon Stone. Është e vështirë ta përcaktosh gruan sensuale. Mund të thuhet se më tepër është çështje lëkure, jo mendjeje. Kjo lloj gruaje transmeton sensualitet “nga të gjitha poret e saj”. Madje një mashkull mund të thoshte se ajo është një grua “e uritur për seks”. Në të vërtetë, ky tip sharmi zbulohet më tepër tek aftësia për të ngjallur dëshirën e tjetrit.
Gruaja e zemrës
Sharmi i saj manifestohet te ndjeshmëria, gatishmëria dhe të qenët e hapur ndaj të tjerëve. Përballë saj, mashkulli ndien simpati, është i butë dhe dëshiron ta mbrojë kur percepton tek ajo natyrën paksa fëmijërore.
Kujtojmë Julia Roberts-in te “Gruaja e bukur”. Edhe pse e dinte që ajo ishte prostitutë, Richard Gere-i u tërhoq nga çiltërsia dhe pafajësia e saj. Në fillim e mbuloi me dhurata, pastaj u martua me të, duke e kthyer në një mbretëreshë.
Një tjetër grua zemre është Renée Zellweger-i në rolin e Brixhit Xhonsit, heroinës së beqareshave. Është e shëndoshë, spontane, e ngathët, por pikërisht për këto arsye i fiton e i prek të gjithë dhe të gjithë e duan për ëmbëlsinë dhe butësinë e saj.
Gruaja e zgjuar
Ka një zgjuarsi që të intrigon e të gjallëron. Kur e takon, qoftë edhe nëpër bisedat e kota të një feste, ndihesh me fat. Di të komunikojë me të tjerët në mënyrë te drejtpërdrejtë e të thellë. Teksa e sheh, mashkulli nuk dëshiron thjesht një takim rastësor me të, por edhe ta njohë në thellësi. Gruaja e zgjuar është brilante në të gjitha kuptimet: si Sarah Jessica Parker, simpatikja Keri, heroina e serialit mitik televiziv Seksi dhe qyteti.
Gruaja sportive
Në harmoni të përsosur me trupin e vet, ajo mund të të krijojë imazhin e një gazele, të një gjarpri ose lëvizjet e një pantere. Është një grua që reflekton pavarësi dhe siguri. Ajo ka sharmin e njeriut që di të ndeshet e të luftojë. Kujtojmë motrat Williams, të cilat lindën në geto e u bënë yje: teniste shumë të mira, por edhe gra shumë tërheqëse me ato gërshetat e tyre.
Një tjetër që ka ecur përpara është Jennifer Lopez-i, elegantja e Bronx-it, së cilës iu dedikua statusi i yllit ndërkombëtar. E gjithçka, vetëm falë vullnetit të hekurt dhe trupit të palestruar e mjaft të shkathët.
Gruaja ekzotike
Të tërheq sepse njeh gjëra të tjera, toka të largëta e misterioze. Të sjell ndër mend parajsat e shkuara dhe kulturat e ndryshme. Ajo o duhet o urrehet, ose të largon ose të heq trurin. Meshkujt tanë shohin tek ajo idealin e feminilitetit të nënshtruar, që nuk e gjejnë më te shoqet e tyre perëndimore. Është varianti modern i gejshave. Gjithsesi, kohët e fundit, në sharmin e saj kanë nisur të futen edhe elemente të tjera. Kujtojmë Lucy Liu-n, protagonisten e Kill Bill-it, me vështrimin e saj të padepërtueshëm e me shkathtësinë e pabesueshme në artet marciale, e cila të bën të kuptosh se poshtë gejshës mund të fshihet gruaja samurai.
Gruaja diellore
E shoqërueshme dhe miqësore, e dashuruar pas jetës dhe kuzhinës së mirë, krijon simpati e besueshmëri, sepse di të dëgjojë e të japë përgjigjen e duhur, qoftë edhe para një pjate makaronash. Si Antonella Clerici apo Sabrina Ferilli, një nga simbolet e italianizmit të sotëm. Thellë-thellë, te gruaja diellore gjendet nëna-shoqe. Sharmi i saj nuk u bindet ligjeve të viteve ’40, por përcjell dëshirë për të jetuar. Përmendim ish-bukuroshen Marta Marzzotto, e cila e ka ruajtur magjepsjen miqësore e bujarinë, të cilat e bënë edhe muzë të piktorit Renato Guttuso. /shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Dashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Për çfarë është mirë sauna?
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Çdo i shtati person nuk është i lidhur me “dashurinë e jetës së tij”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp