LAJMI I FUNDIT:

Kuzhina nuk është vetëm për nëna: Çdo i treti baba, përgatitë ushqimin e familjes

Kuzhina nuk është vetëm për nëna: Çdo i treti baba, përgatitë ushqimin e familjes

Derisa në gjeneratat e mëhershme, vetëm katër për qind e etërve kujdeseshin për përgatitjen e ushqimit, në ditët e sotme statistikat tregojnë ndryshe.

BBC Good Food, ka zbuluar rezultatet e hulumtimit, që tregon se çdo i treti baba apo 36 për qind prej tyre, kanë përgjegjësi të plotë mbi ushqimin e familjes.

Në mesin e dëshirave, meshkujt e intervistuar kanë zgjedhur “aftësi përgatitëse si në restorant”, në krahasim me opsionet tjera si “aftësi në zotërimin e topit të futbollit, apo timonit të formulës”.

Rreth 70 për qind e meshkujve kanë thënë se dinë të përgatisin ushqim, dhe se do të praktikonin aftësitë e tyre në kuzhinë, sa herë që nevojitet.


Shumica e etërve, apo 87 për qind e tyre, kanë thënë se do të inkurajonin fëmijët e tyre, që të mësojnë në kuzhinë.

Vetëm dhjetë për qind e të intervistuarve kanë thënë se kuzhina është për femra dhe, duhet të mbetet kështu. /Telegrafi/