Ndihen keq se bëni thashetheme? Mos u shqetësoni, është normale, pasi kjo gjë na diferencon ne nga kafshët.
Ekspertët tregojnë se thashethemet na bëjnë njerëzor dhe na ndihmojnë që të jetojmë më gjatë.
Thashethemet dallojnë specien tonë nga speciet tjera të gjalla, ndërsa ato na ndihmojnë që të marrim sa më shumë informacion dhe se kujt duhet t’i besojmë.
Profesori i psikologjisë në Universitetin e Oksfordit, Robin Dunbar, mendon se thashethemet janë gjëja më e rëndësishme për njeriun, madje është edhe arsyeja kryesore që na mban gjallë.
“Thashethemet janë thjesht biseda me njerëz, të cilët i mbajmë të informuar me atë që ndodh. Thashethemet na bëjnë njerëzor. Ato nuk janë parë në këndvështrimin negativ deri në shekullin 18. Kanë një impakt të madh te njeriu, sidomos kur bëhet fjalë për lumturinë dhe mbarëvajtjen”, është shprehur profesori Dunbar.
Ndërkohë, edhe profesori i historisë në Universitetin e Jerusalemit, Yuval Noah Harari ka thënë se, ata që bëjnë thashetheme, tregojnë se kujt duhet t’i besojmë dhe kujt jo. Sipas tij, pjesa më e madhe e komunikimit njerëzor mbulohet nga thashethemet.
“Sot pjesa më e madhe e komunikimit njerëzor mbulohet nga thashethemet, pavarësisht nëse është e-mail apo telefonatë. Kjo vjen shumë natyrshëm, sa që duket sikur aftësinë për të folur e shfrytëzojmë vetëm për këtë gjë”, është shprehur ai.
Por nga ana tjetër, duhet të kini kujdes me thashethemet që bëni gjatë ditës, duke mos lënduar kolegët apo miqtë tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp