LAJMI I FUNDIT:

Po del se, ne nuk jemi aq të hapur me shokët e ngushtë

Po del se, ne nuk jemi aq të hapur me shokët e ngushtë

A do t’i tregonit shokut/shoqes së ngushtë, nëse parteri është duke e tradhtuar? Apo, a do të mbanit fshehtësi, vetëm sa për të ruajtur fshehtësinë?

Nëse i besojmë hulumtimit të fundit – përgjigjja është heshtja dhe fshehtësia, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi që është bërë nga Tombola me 1.700 persona, për nder të Ditës Botërore të Miqësisë, që ka qenë me tetë qershor, tregon rezultate interesante.

Vetëm 29 për qind e të anketuarve, kanë thënë se do t’i tregonin nëse e zënë partnerin e tij duke e tradhtuar.


Por, mbi gjysma apo 54 për qind, kanë thënë se do t’i tregonin mikut nëse i ka flokët keq dhe 58 për qind, ka thënë se do të këshillonin mikun, nëse ka filluar të shtoi peshë.

Sipas hulumtimit, del se çdo njeri i ka 3.7 miq të ngushtë, kurse gjysma kanë thënë se mik të ngushtë e kanë prindin e tyre.

Shumica e të anketuarve, apo 78 për qind e tyre, kanë thënë se besnikëria, është gjëja kryesore në një shoqëri. /Telegrafi/