LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të bëjë një femër për martesën (Foto)

Çfarë mund të bëjë një femër për martesën (Foto)

Një grua e cila refuzoi të martohej pasi ishte tepër e shëndoshë, i premtoi vetes se nuk do të shkonte në altar në gjendje të tillë.

Claire Crowthers ishte e panjohur deri pas humbjes dramatike të saj në peshë, që e bëri të njohur në mbarë botën.

31-vjeçarja e cila është nënë e një fëmije, tregon se pesha e saj ishte "jashtë kontrollit", dhe se problemi i saj me mbipeshën kishte nisur kur ajo ishte në universitet. Claire rrëfen se pica dhe akullorja ishin zgjedhja e saj e përditshme.


Por pas arritjes së një trupi të tillë, vështirë se do të bëjë të njëjtën zgjedhje. Ajo tregon se pesha e saj filloi të ndikonte në marrëdhëniet me të dashurin dhe ajo i kishte premtuar vetes se nuk do të ishte një nuse e shëndoshë. Sot 31-vjeçarja është shndërruar, dhe nuk njihet.