Me gjithë faktin që kafen mund ta gjeni në pothuajse çdo cep, është jashtëzakonisht e vështirë të bëhet si duhet. Më së shpeshti ndodh që pijes suaj të preferuar i mungon sheqeri, të jetë shumë e fortë ose e lehtë.
Ju prezantojmë tetë gabimet e përgatitjes së kafes për shkak të të cilave kafja juaj nuk është ashtu si e dëshironi ju:
1. Zierja e tepërt e kafes
Kur shija e kafes është e ithët, kjo është shenjë që e keni zier për së tepërmi. Ndonjëherë ka faj xhezvja në të cilën e keni përgatitur, prandaj thjesht zëvendësojeni. Sa duhet të zihet kafja, varet nga lloji i saj.
Ndarja është si vijon:
Espreso – dy minuta e gjysmë
Kafja turke – 45 sekonda në ujë të vluar
Kafja e pjekur – gjashtë minuta
2. Uji shumë i nxehtë
Përdorimi i ujit me temperaturë adekuate është kyç në fitimin e shijes së mirë të kafes, 195-205 shkallë është temperatura ideale sepse me të fitohet aroma më e mirë dhe shija më e mirë e kësaj pije.
3. Injorohet raporti i kafes dhe ujit
Për kafen më të mirë duheni të përdorni dy lugë kafe dhe 180 mililitra ujë. Sigurisht, nëse dëshironi shije më të fortë, mund të shtoni edhe më shumë kafe dhe e kundërta. Vetëm përpiquni që të qëndroni sa më afër raportit ideal.
4. Përdoret kafja e bluar më herët
Edhe pse ju bie rëndë që në mëngjes të ndani kohë për të bluar kafen, është shumë më mirë që këtë gjë ta bëni para zierjes së pijes.
5. Zgjidhet kafja më e lirë
Zgjidhja ekonomike është vendim i mirë, por shpesh ndodh që kokrrat e lira të kafes njëkohësisht të jenë edhe më të dobëtat. Në vend se të paguani kafen sipas çmimit më të ulët, kurseni para ashtu që të reduktoni pirjen e kafes në kafene dhe restorante.
6. Nuk ruani kafen si duhet
Nëse dëshironi të ruani freskinë e kafes, mbajeni të mbyllur hermetikisht në ambalazh të mbyllur, në vend të ftohët dhe të errët. Enët qeramike dhe të qelqit janë më të mira për këtë gjë.
7. Ngrirja e kafes
Edhe pse ndoshta keni menduar që me ngrirjen e kafes ruani shijen e saj, në fakt ajo humbet me këtë gjë. Nëse kafja nuk ruhet në enë të mbyllur hermetikisht, ajo merr aromat nga frigoriferi. Nëse duhet ta ruani në frigorifer, atëherë kujdesuni që enët me kafe të jenë të mbyllura mirë. Mos i ktheni në frigorifer pasi që ta hapni kafen.
8. Zieni kafe të vjetër
Për shijen më të mirë të kafes përdorni kokrrat e freskëta të kafes sepse ato me kohë humbin freskinë e tyre. Kushtojini kujdes afatit të skadimit të kafes dhe blijeni në sasi të vogla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp