LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra për të krijuar një buqetë me lule për nënën

Gjashtë mënyra për të krijuar një buqetë me lule për nënën

Në këtë tekst do të kuptoni se po ta vini pak në punë imagjinatën, lulet "e zakonshme" mund të kthehen në një buqetë shumë të veçantë për njeriun tuaj më të dashur, për nënën tuaj.

Pothuajse të gjithë u drejtohen dyqaneve të luleve për të bërë një dhuratë në ditë të lumtura e të shënuara. Duke qenë se shijet janë subjektive dhe në varësi të dyqanit, shpesh mendohet se cilësia është e dobët dhe jo me ndonjë shije të hollë. Këtë nuk mund ta themi për të gjitha dyqanet.

Shikoni fotot e mëposhtme nga Living dhe do të jeni në gjendje të realizoni një buqetë mbresëlënëse.

Një vazo e veçantë mund të bëjë ndryshimin kur në të vendosen lule të tilla.


Përdorimi i gjetheve në një vazo të tejdukshme(si në foto) mund të bëjë kombinimin të duket i sofistikuar.

Zambakët të kombinuar me lule të tjera janë një zgjedhje e përsosur.

Ndonjëherë gjithçka që ka nevojë një buqetë është një mbështjellje e përshtatshme.

Ky mund të quhet një kombinim tjetër shumë i bukur dhe i përshtatshëm për ditën e nënës.

Objekte të jetës së përditshme mund të shndërrohen në ideale për një dhuratë të thjeshtë dhe elegante.
/Telegrafi/