LAJMI I FUNDIT:

Kriza e moshës së mesme: Meshkujt blejnë vetura sportive, femrat xhipa

Kriza e moshës së mesme: Meshkujt blejnë vetura sportive, femrat xhipa

Kur është fjala për krizën e moshës së mesme, psikologët e ndryshëm këtë “gjendje” e përshkruajnë krejtësisht ndryshe - nga puberteti i dytë, mosha e marrëzisë deri te vetëdijesimi i natyrshëm rreth zbrazëtisë së jetës dhe qëllimeve të parealizuara.

Por, çfarë ndodh kur bëhet fjalë për vetura?

Sipas hulumtimit të kryer nga agjencia “Ipsos Public Affairs” në një anketë prej 1.005 të anketuarve për kompaninë CarMax, çdo i katërti person i goditur nga kriza e moshës së mesme do të blinte një veturë të re dhe atë 30 për qind e meshkujve dhe 21 për qind femra.

Kur është fjala për ngjyrën e veturave, edhe pse gjëja e parë që ne mendojmë është, shembull, një Ferrari i kuq, 20 për qind e meshkujve zgjodhën ngjyrën e zezë, ndërsa 19 për qind e të anketuarve (meshkuj dhe femra) zgjodhën ngjyrën hiri ose metalike, ndërsa ngjyrën blu dhe gështenjë e kanë zgjedhur 17 për qind e tyre.


Gjithashtu ka edhe dallime kur është fjala për tipin e veturës – 24 për qind e meshkujve kanë zgjedhur veturë sportive, transmeton Koha.net, ndërsa 19 për qind e femrave kanë favorizuar tipin e veturave SUV.

Nga këto modele sportive, meshkujt më shpesh kanë përmendur Chevrolet Corvette dhe Ford Mustang. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

A e dini se...
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

A e dini se...
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Intimitet dhe Pasion
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Çfarë të vizitosh
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori