Rezultatet e disa hulumtimeve të mëparshme kanë treguar se tymosja e marihuanës ndikon në tru dhe në fizikun e njeriut.
Megjithatë, ky ishte vetëm një supozim dhe nuk ishte shkaktari kryesor.
Sipas studimit më të fundit, rezultatet zbuluan se pirja e marihuanës çdo ditë nuk ndikon as në formën, as në madhësinë e trurit, transmeton Telegrafi.
Kështu, truri nuk pëson ndryshime fizike shkaku i konsumimit të marihuanës, madje as te adoleshentët.
Duke parë se është një trend në rritje i njerëzve që tymosin marihuanë është e rëndësishme të dihen të gjitha rreziqet që lidhen me këtë produkt, në mënyrë që legalizimi i saj i mundshëm të mund të justifikohet duke u bazuar në prova shkencore.
Studimet e mëparshme kanë treguar rezultate të ndryshme që varionin nga sondazhi në sondazh.
Madje disa kanë argumentuar se përdorimi i marihuanës zvogëlon në masë të madhe trurin apo redukton koeficientin e inteligjencës – IQ, por asnjëri prej tyre nuk ishte vërtetuar shkencërisht.
Në mënyrë që të zbulohet e vërteta, shkencëtarët kanë hartuar një studim të mirë-kontrolluar, i cili do të shqyrtoj efektet e përdorimit të përditshëm të marihuanës në tru, si te të rriturit, ashtu edhe te adoleshentët.
Konkretisht, studimi u bë duke krahasuar trurin e përdoruesve të marihuanës dhe atyre që nuk e përdorin.
Studimi përfshiu 58 të rritur, 29 përdoruesit të marihuanës dhe 29 që nuk e përdorin, si dhe 100 adoleshentë, 50 përdorues dhe 50 që nuk tymosin.
Është e rëndësishme se studiuesit morën parasysh faktorët e tjerë që mund të ndikojnë në tru – moshën, depresionin, përdorimin e duhanit dhe alkoolit.
Pas skanimit të trurit të të gjithë pjesëmarrësve dhe kryerjen e analizave statistikore, nuk u gjet asnjë ndryshim në peshë apo në formën e densitetit të indeve të trurit në rajonet e vëzhguara – amigdala, hipokampus dhe tru të vogël.
Sigurisht, ky studim kishte edhe kufizimet e saja. Nuk u morën parasysh edhe faktorët socio-ekonomik, kohëzgjatja e tymosjes së marihuanës dhe shumë faktor të tjerë.
Por, ky studim është më i gjerë dhe më i saktë se të mëparshmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Katër këshilla praktike për të përballuar çdo bisedë të vështirë në marrëdhënie
Hera e parë në Stamboll: Çfarë të vizitoni, çfarë të shmangni e ku të qëndroni (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand