Dihet nga të gjithë se sado jetë ideale të bëjë, nëse një çifti nuk i shkon mirë jeta në shtrat, lidhja varet nga një fill i hollë. Një anketë e bërë nga një sajt takimesh jashtëmartesore ka treguar se në këtë drejtim, gratë nuk të falin.
Nëse ato detyrohen të zënë të dashur, kjo ndodh ngaqë burrat e tyre nuk i kënaqin aq sa duhet në intimitet. Ndërkohë që sajtet e takimeve jashtëmartesore janë shumëfishuar dhe nuk fshihen më, duke e bërë tradhtinë gati një tendencë, njëri nga këto sajte është munduar të justifikojë themelet e ekzistencës së tij. Bëhet fjalë për sajtin Victoria Milan, që ka marrë në pyetje 4000 përdoruese të tij nga mbarë bota.
Rezultati ishte se 68% e grave e tradhtonin të shoqin për shkak të një mungese të marrëdhënieve seksuale. Kështu, janë përzgjedhur pesë gabimet më të mëdha që bëjnë burrat në intimitet dhe që pakësojnë epshin e grave të tyre për ta…
5. Mungesa e vëmendjes!
Disa gjeste të vogla që tregojnë interesin e paktë që kanë ndaj partneres (për shembull, shohin celularin, mbajnë çorapet veshur, ose edhe tërheqja e jorganit nga ana e tij, pas aktit). Nga kjo rrjedhin edhe gabime të tjera, që mund të jenë fatale…
4. Të qenit narcisoid
Të qenit narcisoid, kërkimi vetëm i kënaqësisë së tyre, jo asaj të gruas.
3. Mungesa e spontanitetit dhe krijimtarisë
Ky është një gabim fatal, pasi 81% e grave kanë pranuar se eksperimentonin më shumë në shtrat me të dashurin, sesa me partnerin. “Gratë e sotme, moderne, janë të ndërgjegjshme se ekziston një botë seksuale përtej asaj që ato përjetojnë dhe, nëse nuk janë të kënaqura në shtëpi, nuk hezitojnë të zbulojnë eksperienca të reja vetë”, analizojnë drejtuesit e sajtit të takimeve.
2. Fjalët e pista
Megjithëse fjalët e pista bëjnë pjesë në rutinën seksuale të disa çifteve, ato nuk përbëjnë shumicën. Sipas këtij sondazhi, duken se janë të pakta gratë që vlerësojnë frazat që e transformojnë një moment dashurie në një skenë filmi porno. Butësia dhe mirëkuptimi janë ato që nevojiten për të luftuar neglizhencën dhe egoizmin. Po cili gabim zë vendin e parë në gabimet e burrave?
1. Shmangia e puthjeve dhe përkëdheljeve
Mungesa e lojërave paraprake! E kemi thënë shpeshherë se përkëdheljet dhe puthjet, të cilat bëjnë të mundur stimulimin e zonave erogjene të gruas, janë një etapë thelbësore e seksit, pasi gratë kanë nevojë për më shumë kohë që të arrijnë orgazmën. Kjo është edhe arsyeja e pranisë së 65% të grave në këtë sit takimesh! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos