Nuk ndihesh mirë me veten, për shkak të trupit që ke? Lexo disa këshilla doktori.
Rezultatet e një studimi të kryer nga një qendër e trajtimeve seksuale, “Berman”, në Çikago, kanë nxjerrë si shkak kryesor të rënies së aktivitetit seksual në jetën e një çifti ndjesinë negative që kanë femrat për trupin e tyre. Sipas Laura Berman-it, drejtoreshë e kësaj qendre, “mërzitja më e madhe vjen nga gjendja fizike”. “Por lajmi i mirë është se të gjithë këtë pengesë mund ta përdorësh në favor të vetes",- këshillon ajo.
Nuk je më e sigurt se si dhe kur ka ndodhur. Në fakt, je argëtuar shumë në shtrat dikur, por ka kohë që jeta seksuale nuk është më e para. Në mbrëmje, je më e interesuar për telenovelat dhe programet e tjera televizive se sa për një mision tjetër më interesant. Por edhe kur ndodh kjo, mendja të shkon në lloj-lloj destinacionesh. Pastaj, gjithçka ndodh aty, nuk është më seks. Aty ku nuk ka as pasion, as eksitim, gjendja është vërtet dëshpëruese…
Megjithatë, diçka është e sigurt: seksi të pëlqen, madje shumë. Dhe partnerin e do shumë. Por çfarë i ofron? Ke një mori pengesash emocionale, të cilat nuk të lënë të kesh një jetë të shëndetshme seksuale
Je e gatshme për të ndezur zjarrin? Këto këshilla do të të bëjnë më të nxehtë, më të lumtur dhe kënaqësia do të jetë maksimale.
Pëlqeje veten lakuriq
“Gratë që kanë jetë seksuale aktive ndihen mirë me trupin e tyre”,- thotë Joy Davidson, terapist seksi në New York. "Ato e shohin veten si të fortë dhe seksi." Për fat të keq, sipas Berman, deri në 80 për qind e grave në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga një imazh negativ për trupin e tyre. "Kur një grua shikon veten, sytë i shkojnë direkt te zonat problematike”,- thotë Berman. "Ajo nuk ndihet e qetë në dhomën e gjumit, madje edhe kur partneri i saj është duke i puthur kofshët, ajo vazhdon të mendojë: “O Zot, jam shumë e shëndoshë!" Për të rritur besimin në trupin tënd, shikoje ndryshe realitetin!” – këshillon Berman.
Herën tjetër që je në dyqan ose palestër, hidh një sy përreth dhe vër re që të gjitha gratë tërheqëse janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Atëherë mendo! Asnjë nuk është ideale.
Pyet partnerin cilat janë pjesët që i pëlqejnë më shumë në trupin tënd. Pastaj merr një stilolaps dhe shkruaji. Listën lexoje çdo mëngjes. Në fund, bëji një kompliment vetes!
Të paktën një herë në javë, qëndro para pasqyrës lakuriq dhe përqendrohu në karakteristikat e preferuara: krahë të tonifikuar, vithe të bukura…
Prek çdo pjesë të trupit dhe thuaj me zë të lartë atë që të pëlqen: kjo do të të ndihmojë për të përforcuar ndjenjat. Pas të gjitha këtyre veprimeve, veten do ta vlerësosh më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Trashaluqet kënaqen më shumë në seks
Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos