LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt mendojnë për seks 19 herë në ditë

Meshkujt mendojnë për seks 19 herë në ditë

Meshkujt ende prijnë për nga sasia e mendimeve “të pista”, por hiç më pak nuk mendojnë as në problemet thelbësore të jetës, si ushqimi dhe gjumi, ka zbuluar studimi i ri amerikan.

Meshkujt, përveç që mendojnë për seksin më shumë se femrat, mendojnë edhe për gjumin, ushqimin dhe nevojat e tjera biologjike më shumë se gjysma e tyre më e mirë, ka zbuluar studimi i Universitetit të Ohios i kryer në 283 njerëz në moshën prej 18 deri 25 vjeçare.

Mashkulli mesatar për seksin mendon 19 herë në ditë për dallim nga femra, të cilës në mendime i kalon rreth 10 herë në ditë. Ai për ushqimin mendon rreth 18 herë në ditë, për gjumin 11, ndërsa femra e ka “në mendje” ushqimin 15 herë, ndërsa për gjumin mendon tetë herë në ditë. Personat të cilët mendojnë shpesh për seksin, më së shpeshti janë të kënaqur me seksualitetin e tyre, transmeton koha.net. Ata mendojnë për nevojat fizike më shumë se partneret e tyre, por edhe për gjërat më banale si sandviçët me djathë, thotë hulumtimi.

Për të ditur sa herë në ditë mendon njeriu për seksin duhet të dini se sa mirë ndihet sa i përket seksualitetit të tyre. Meshkujt që nuk mendojnë shpesh për seksin do të mund të mendonin që diçka nuk është në rregull me ta. E njëjta gjë vlen dhe për femrat që mendojnë shpesh për seksin, pohon autorja e studimit Terri Fisher.


Meshkujt mendojnë për seks nga një deri 388 herë në ditë, ndërsa femrat një deri 140 herë. Rezultatet e hulumtimit hedhin poshtë zbulimet sipas së cilave meshkujt mendojnë për seksin çdo gjashtë sekonda, që do të nënkuptonte që kanë 8000 mendime seksuale dhe që kalojnë gati 14 orë në ditë duke menduar për seks. /Telegrafi/